BOTA

Ulen vdekjet në Itali, por shtohen rastet e reja/ Shifrat e fundit nga COVID-19

18:38 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit ditore nga COVID-19 në vend. Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona 4 më pak se dje, duke e çuar në 34.997 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.




Ndërsa numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur krahasuar me një ditë më parë. 162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.

Ndërsa në Lombardi e cila është dhe rajoni më i prekur nga virusi i tmerrshëm në Itali janë dalë pozitivë 63 raste të reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.