BOTA

Video/ Mesi i verës por në Palermo stuhia përmbyt rrugët, njerëzit shpëtojnë duke notuar

20:27 - 15.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë me stuhi të fortë në Sicili. Situata më dramatike ndodhi në Palermo ku një përmbytje goditi qytetin në ditën e festës së Santa Rosalia, zonja e qytetit.




Në disa nënkalime të rajonit sicilian, shoferët u bllokuan, braktisën makinat dhe shpëtuan duke notuar. Shiu ra intensivisht për rreth tre orë. Ndërhyrje të panumërta nga zjarrfikëset.

Stuhia e dhunshme – tipikisht vere me intensitet dhe ekstremitet – ka goditur Palermon dhe disa qytete të provincës që në orët e para të pasdites së sotme.Në pak minuta shumë zona u përmbytën siç ndodh shpesh në këto rrethana.

Një shofer mbeti i bllokuar në rrugën e përmbytur. Ai u ndje keq dhe u ndihmua nga disa persona.

Skena paniku përgjatë unazës së qytetit: në shumë raste njerëzit braktisnin makinat e tyre dhe notonin për të dalë nga rruga. Një vajzë mbeti e mbërthyer në makinën e saj në rrugën “Imera” dhe u desh ndërhyrja e zhytësve të zjarrfikësve për ta shpëtuar atë.

Kishte dhe nga ata që ironizonin me situatën dhe COVID-19 duke thënë se ai nuk është më. Stacioni i motit të Observatorit Astronomik ka regjistruar deri më tani 79.4 mm, një rekord i ri për muajin korrik në Palermo nga 1797 deri sot.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.