AKTUALITET

Gati regjimi “41-Biss”/ Kush janë 8 “të fortët” e botës së krimit që SPAK i ka çuar emrat

12:39 - 16.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbërrijnë në Ministrinë e Drejtësisë emrat e 8 personave të botës së krimit, për të cilët është kërkuar të vuajnë dënimin në regjimin “41 biss”.




Gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK ka dërguar pranë ministrisë së drejtësisë emrat e 8 të fortëve, të dënuar ose që janë në proces gjykimi .

Ndonëse emrat mbahen ende sekret, do të jetë ministrja e Drejtësisë e cila referuar ligjit, pas mbledhjes së informacionit nga institucionet përkatëse do të japë verdiktin e saj.

Po çfarë është regjimi 41 biss?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e ‘41 biss’, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtasin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën palamentare të 21 dhjetorit 2018 dhe pritet të hyje në fuqi këtë të mërkurë.

Këtij regjimi në Shqipëri do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave. Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë janë përcaktuar dy institucione, institucioni i parë është për të paraburgosurit, i cili është “Jordan Misja”, i njohur si 313 ku do të aplikohet ky regjim, ndërsa institucioni i dytë është IEPV Peqin ku do të aplikohet për të dënuarit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.