AKTUALITET

Hapi klubin në kohë pandemie dhe e mbushi me klientë, gjobitet me 1 mln lekë 41-vjeçari

15:23 - 16.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar, pronar lokali është proceduar penalisht për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.




Ndërkohë i’u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, kanë konstatuar një lokal nate të hapur dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi A. F., 41 vjeç.

Gjithashtu, për këtë subjekt u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.