Kryesore

Rama i kthen përgjigje Metës: Po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!

14:20 - 16.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratave me tone të forta nga ana e presidentit Ilir Meta sa i takon ndryshimeve kushtetuese, të cilat pohoi se nuk do t’i njohë.




Numri një i Qeverisë, përmes një mesazhi në ‘Twitter’ bëri të ditur se sistemi nuk do të ndryshojë, po ashtu koalicionet nuk do të ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton.

 

MESAZHI I RAMËS
IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.