BOTA

Rritja e rasteve të reja me koronavirus/ Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

16:06 - 16.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet italiane njoftuan se kanë mbyllur kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.




Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha se “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik”.

“Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali. Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”, shkroi ministri Speranza në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.