BLUETOOTH

FOTOT/ Çifti nuk fshihet më, puthje e përqafime nën objektivin e kamerave. Arilena Ara zyrtarizon lidhjen me menaxherin e saj

12:18 - 18.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Popi festë surprizë për ditëlindjen e 22-të të partneres së tij – Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e saj të 22. Këngëtarja është surprizuar nga miqtë dhe të afërmit e saj në mesnatën e 17 korrikut në një resort buzë detit në Drimadhes. Ashtu si është parë edhe nga videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale, VIP-at ishin mbledhur në festën surprizë dhe dress code ishte ngjyra e bardhë. Nuk kishte se si mos të qëndronte Popi, i dashuri dhe menaxheri i këngëtares pas festës surprizë dedikuar partneres së tij, “Happy  Birthday Kiddo trashëgimia ime e përjetshme”, e ka uruar ai në rrjetet sociale, përkrah fotos teksa shfaqen të përqafuar. Prej vitesh Popi dhe Arilena janë të pandarë. Fillimisht ata deklaruan se punonin së bashku.




110132921_2999180173524617_8448931344646429743_n 110163357_585225675696902_4048003032794779069_n 110142980_613216282907575_6886089334799759778_n 109118800_368813817437698_6532373696151141670_n 110128840_208515443806935_6931034521127056892_n 110347984_367941707935808_6808554331816332454_n 109922465_200767408033866_4461628640263760807_n
<
>

Popi ishte pa diskutim personi që i hapi dyert e famës këngëtares edhe në skenat ndërkombëtare. Por pak nga pak çifti filloi të zbulojë edhe më shumë, duke lënë të kuptohet që janë çift dhe nuk kemi të bëjmë me një flirt të moshës, por me një lidhje të konsoliduar. Festa e djeshme ka shërbyer edhe një herë për të formalizuar lidhjen e tyre, ku veç skenës, ato janë një dyshe e fortë edhe në të përditshmen e tyre. E njohur për natyrën e saj diskrete, Arilena nuk ka nguruar t’i hidhet në qafë Popit, por edhe të rrijë dorë për dore me të, duke mos iu fshehur videove dhe fotove të shumta që të ftuarit e saj bënin. Nga ana tjetër edhe vetë menaxheri i saj, nuk i kurseu fjalët e ëmbla në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar kështu një nga lidhjet më të forta në showbizz-in shqiptar. Festa bëri edhe një herë bashkë emrat më tënjohur të showbizz-it. Xhensila Myrtezaj, Alban Skënderaj, Miriam Cami, Flor Mumajesi ishin vetëm disa nga artistët, që veshur me të bardha, kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Vetëm këngëtarja, pak pas orës 4 të mëngjesit publikoi një foto buzë detit, duke u shprehur se ishte një nga ditët më të bukura të jetës së saj. “E bekuar me gjithçka ne këtë 22 Vjetor! Mbrëmja më e bukur e jetës sime ”- shkroi Arilena Ara. Duhet thënë se ky vit ka qenë padyshim i Arilenës, ku pas fitores së shumë përfolur të Festivalit në RTSH, ajo spati mundësi të interpretonte në skenën e Eurosong, për shkak të pandemisë së COVID 19. Por duket se edhe pse vetëm 22 vjeç ajo ka prekur famën ndërkombëtare, e tashmë ka një lidhje të konsoliduar me menaxherin e saj, Popi Kolën.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.