POLITIKË

Samiti Global për Lirinë e Iranit 2020 dita 3: Terrorizmi i regjimit iranian

17:47 - 21.07.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën, më 20 korrik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi ditën e tretë të samitit të tij të përvitshëm.




Si pjesë të Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020, i cili po bëhet online për shkak të pandemisë së koronavirusit, NCRI organizoi një konferencë, në ditën e tretë të samitit, lidhur me terrorizmin e regjimit iranian.

Qindra personalitete politike nga SHBA, Shqipëria dhe Europa, si dhe një numër anëtarësh të Kongresit Amerikan, morën pjesë dhe folën në konferencë. Një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë konferencë online ishin nga Shqipëria. Konferencës iu bashkuan gjithashtu rreth 3000 anëtarë të Muxhahedinëve nga Kampi Ashraf. Rreth një mijë shqiptarë nga qytete të ndryshme morën pjesë në këtë konferencë online për të shprehur solidaritetin e tyre me rezistencën iraniane.

Folësja kryesore në këtë event ishte Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI. Ajo theksoi se “politika e duhur ndaj regjimit klerikal është vendosmëria,” dhe tha: “Politika e duhur mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: vendosmëri. Kjo do të thotë të heqim dorë me vendosmëri nga çdo gjë që mundëson veprimtaritë terroriste të regjimit, dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo akti kriminal… E përsëris. Lavdi vendeve të guximshme si Shqipëria, që qëndroi e vendosur dhe e dëboi ambasadorin e regjimit iranian duke i dhënë një goditje të rëndë këtij regjimi. Paqe pastë gjithmonë populli shqiptar.”

Znj. Rajavi e përmbylli fjalimin e saj duke u bërë thirrje qeverive botërore e duke thënë: “Siç e thashë në fillim, terrorizmi është esenca dhe natyra themelore e këtij regjimi dhe është i pandashëm nga ai. Si rrjedhim, marrja fund e terrorizmit të tij është e pandashme nga marrja fund e vetë regjimit. Por të paktën mund të frenohet dhe ndalohet në tokën europiane me anë të disa masave e hapave politikë e taktikë.”

Në konferencë folën dhjetëra personalitete, duke përfshirë Rudy Giuliani ish-Kryebashkiak i New York, Senator John Cornyn (R-TX), Senator Ben Cardin(D-MD), Sen Mike Braun(R-IN), Sen Todd Young(R-IN), Tom Ridge, ish-Sekretar i Sigurisë Kombëtare, dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Sheila Jakson-Lee(D-TX), Tom McClitock (R-CA), Ted Deutch (D-FL), David Trone (D-MD), si dhe disa ish-zyrtarë të SHBA.

Nga Shqipëria folën kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Sekretarja e Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlament Elona Gjebrea, Valentina Leska nga udhëheqja e Partisë Socialiste, dhe shumë politikanë e personalitete të tjera.

Ndërsa Z. Majko tha: Është e vështirë që të parashikohen pasojat e krizave të brendshme në Iran. Unë besoj që pasoja më e qartë do të jetë radikalizmi. Do të jetë një situatë e paparashikueshme. Në Siri, tragjedia e këtij shteti ka filluar pikërisht kur nuk kishte një opozitë të bashkuar. Në Iran, Muxhahedinët janë një platformë e besueshme opozitare dhe një alternativë për Iranin që të ketë një marrëdhënie të re me botën.

  1. Mediu tha:Komuniteti ndërkombëtar, dhe sidomos Shqipëria, si dhe Bashkimi Europian, duhet ta mbështesin popullin iranian në luftën e tij për një Iran të lirë e demokratik. Qeveria shqiptare është pozicionuar fuqishëm kundër regjimit iranian dhe veprimtarive të tij terroriste në atdheun tonë, si dhe në vende të tjera.

Znj. Elona Gjebrea theksoi se: Komuniteti ndërkombëtar si dhe Shqipëria duhet ta njohë të drejtën e popullit dhe rezistencës iraniane për të themeluar lirinë dhe demokracinë në Iran. Qeveria shqiptare ju ka mirëpritur tashmë dhe jam krenare që kam qenë pjesë e qeverisë që ju ka mbështetur në vendin tonë të bukur, këtu në Shqipëri, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka shpallur se këto janë kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne i kemi marra masat tona kundër ambasadorit iranian në Shqipëri si dhe tre diplomatëve të tjerë. Ne e dënojmë terrorizmin e regjimit iranian dhe mbështesim MEK-un dhe NCRI-në, alternativën demokratike iraniane ndaj tiranisë së mullahëve… Unë e mbështes Madamë Rajavi-n për planin e saj me 10 pika për të ardhmen e Iranit. Ky plan i ofron popullit të Iranit një shtet të lirë e demokratik.

Në fjalimin e tij, Z. Edmond Spaho tha: Opozita në Shqipëri e ka mbështetur dëbimin e diplomatëve iranianë, përfshirë ambasadorin e Iranit, për planifikim të akteve terroriste në Shqipëri. Asnjë përfaqësues i agjencive iraniane të inteligjencës dhe sigurisë nuk duhet të lejohet në vendin tonë, dhe do t’i mbështesim, po të jetë nevoja, veprime të tilla edhe në të ardhmen.

Znj. Valentina Leskaj theksoi në fjalën e saj se: Unë e mbështes NCRI-në. Dhe mbështes planin me 10 pika të Madamë Rajavi-t për një Iran të lirë, laik dhe demokratik. Është detyrimi ynë, do të thosha, të qëndrojmë në anën e duhur të historisë, të qëndrojmë në anën e njerëzve që luftojnë kundër regjimit të mullahëve në Iran. Unë besoj se komuniteti ndërkombëtar dhe sigurisht Europa do ta njohin të drejtën e popullit iranian për të themeluar lirinë dhe demokracinë në atdheun e tyre.

Ky tubim kishte mesazhin e qartë që politika e vetme e duhur kundër terrorizmit është vendosmëria. Duhet të mbyllen ambasadat, misionet, dhe entitetet frontale të regjimit iranian. Duhet të dëbohen agjentët dhe mercenarët e tij që veprojnë nën petkun e gazetarëve, biznesmenëve, dhe refugjatëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.