Kryesore

Nëna braktis 3 fëmijët, bashkëshorti: I vinin mesazhe të shumta në telefon, fliste me dikë tjetër. E ëma: La kalamajtë në mes të rrugës

14:16 - 22.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte vetëm 12 vjeçe, kur fati e deshi që të martohej dhe të përballej me jetën e vështirë dhe vuajtjet e njëpasnjëshme. E me sa duket këto vuajtje e bënë të humbasë arsyen dhe të braktisë fëmijët. Sibora, vajza e guximshme që u bë nënë kur ishte vetëm 14 vjeçe pas një rrugëtimi të vështirë në jetën e saj, trokiti në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ku tregoi se është dhunuar dhe keqtrajtuar nga bashkëshorti.




Pas trajtimit të historisë së saj në emision, Sibora merr zgjidhjen e menjëhershme, së bashku me tre fëmijët e saj strehohet në një qendër të grave të dhunuara. Por pas emisionit bashkëshorti i Siborës, Altini ka mbërritur në studio dhe ka kundërshtuar gjithçka çfarë bashkëshortja e tij pohoi. Ai rrëfeu se Sibora ka qenë gjithmonë një njeri problematik, sa here që kishin një zënkë të vogël midis tyre ajo zgjidhte të largohej nga shtëpia.

Pikërisht sot bashkëshorti ka qenë personazhi kryesor dhe ka rrëfyer në studio versionin e tij të historisë me Siborën pas largimit nga qendra ku ishte strehuar. Me lot në sy Altini shprehet se ajo ka braktisur të 3 fëmijët dhe është largua me një mashkull të panjohur.

“Pasi Sibora erdhi në studio dhe ju e ndihmuat, ne u pajtuam dhe Sibora doli nga qendra dhe më kërkoi të takoheshim dhe të pajtoheshim. Pranova për hatër të fëmijëve sepse jam babai tyre. Shkuam të ndërtonim një jetë të re në qytetin e Beratit aty ku Sibora kishte edhe tezen e vet. Shkuam dhe planifikuam që të pinim një kafe në qendër dhe aty unë pash mesazhe të shumta që i vinin në telefon, zbulova se ajo po fliste me dikë tjetër. I thash çfarë ka që po të vijnë këto mesazhe, kush është ky person që të shkruan ajo më tha është goca e tezes time që më shkruan. Ajo një moment thotë se po shkoj të takoj gocën e tezes dhe u zhduk nuk e pash më. U çova nga tavolina dhe ku nuk e kërkova por askund se pashë. Ajo është larguar me një mashkull që fliste gjatë kohës që ishte larg meje. Goca e tezes së asaj më pohoi se Sibora fliste gjatë gjithë kohës me këtë djalin. Por tre ditët e fundit para se të shkoja në Berat ajo më shkruante rrallë dhe më fliste shume pak. Ajo kishte lidhje shumë kohë më parë me këtë mashkull. Bëri një lojë për të gjithë këtë që organizoi. Goca e tezes së saj e ka pyetur se pse u bashkove me të  dhe ajo i ka pohuar se unë nuk e dua por për hatër të fëmijëve. Ajo ka bërë tradhti në kurorë, nuk mund ta fal kurrë, i lutem shtetit të marri masa sepse do përfundojnë gjërat keq. Ajo më ka sjell këtë gjëmë të keqe, braktisi fëmijët në moshë të vogël. I kam bërë kallëzim penal dhe e kam denoncuar në polici. Mund të bëjë ç’të dojë sepse e zgjodhi vet  atë rrugë, ai person të qëndrojë larg nga familja ime dhe fëmijët e mi. Unë jam shumë i ngarkuar dhe nuk e kam larguar gjyshen e fëmijëve nënën e Siborës”, tha Altini.

Mamaja e Siborës konfirmoi versionin e tij dhe akuzoi vajzën e saj për braktisjen e fëmijëve.

“Çdo gjë që thotë Altini është e vërtetë, ajo e ka kërkuar vet këtë situatë, ajo la tre kalamaj në mes të rrugës. Altini ka mbështetjen time të plot, fëmijët le të vijnë te shtëpia ime të jetojnë. Unë jam nënë, ka biseduar në telefon dhe më tha që jam në Durrës me një shok dhe fëmijët do rriten siç u rrita unë. Më tha se e kam shok dhe nuk e kuptoj si mund të braktisësh fëmijën për një shok. Sibora ka pas plane, ajo nuk më dëgjon më për asgjë, fjalët e mia dhe këshillat e mia ajo nuk i merr parasysh. Shkova edhe vet të bëja një denoncim në Berat por nuk ma pranuan sepse e kishte bërë edhe Altini. Unë i kërkoj Altinit mua mos të më lërë larg fëmijëve, se Altini më ka pasur krahë. I lutem mos të më lërë pa nipërit e mi”, apeloi nëna e Siborës.

Por në emision erdhi dhe vetë zëri i Siborës. Ajo tha se ndodhej tek një shoqe në Durrës dhe se fëmijët i ka lënë me të atin.

“Aktualisht ndodhem në Durrës te një shoqja ime, arsyeja është se nuk kisha zgjidhje ku të lija fëmijët e mi. Më ndihmuat dhe mora shtëpi, por fëmijët e mi nuk e njohën bukën për dy muaj. Kjo gjë më detyroi që të bashkohesha me Altinin, nëna ime nuk mundi të më ndihmonte sepse sakrifikoi jetën për mua. Mua vëllai i Altinit më ka marr në telefon dhe më ka kërcënuar se do të më presë kokën. Unë jam te një shoqe në Durrës, do gjej një punë, fëmijët e mi ia lash babait. Në atë moment kam pas frikë prandaj ika”, deklaroi e reja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.