Kryesore

Egbo: Shqiptarët nuk e pranojnë dot që një i zi fitoi titullin

11:35 - 23.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emanuel Egbo është trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë dhe prej këtij fakti ka marrë një vëmendje të madhe në mediet e Nigerisë, atdheut të tij. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për ta, ku është “zbërthyer” dhe ka treguar gjithë diskriminimet që i janë bërë në vendin tonë. Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo ka prekur një temë mjaft të nxehtë. Nigeriani ka folur për “ESPN Africa” mbi temën e racizmit. Edhe pse e nxori Tiranën kampione, Egbo shprehet se disa herë është sulmuar prej faktit që është i huaj dhe i zi. “Unë kam licencën e UEFA-s, por shpesh më kanë thënë: Ai është thjesht një trajner portierësh apo ai nuk ka përvojë. Trajnerët vendas që drejtojnë në kampionat nuk i sulmojnë si trajnerët e huaj”, shprehet Egbo. “Për faktin se jam i zi, sulmet janë më të shumta. Të njëjtën gjë bëjnë edhe me një trajner italian, por ai është europian dhe sulmet nuk janë aq të forta sa ndaj meje. Këto janë gjëra që ta bëjnë më të vështirë punën”.




Më tej Egbo bën edhe një pohim shokues: “Është 10- vjetori i klubit dhe një i huaj shkon e fiton titullin. Kjo është e paimagjinueshme në Shqipëri. Në Shqipëri nuk mund ta pranojnë këtë. Ata provuan gjithçka që kjo të mos ndodhte”. Por në fund Emanuel Egbo jep edhe një mendim pozitiv për shqiptarët: “Në Shqipëri ka edhe njerëz të mirë, që të mbështesin, trajnerë të rinj që të dërgojnë mesazhe motivuese. Ata më motivojnë, por e bëjnë fshehurazi këtë gjë pasi nuk duan të futen në telashe me drejtuesit që janë më të mëdhenj se ata. Njerëzit e mirë të ndihmojnë kurse njerëzit e këqij më shtyjnë të arrij objektivat. Kritikat shërbejnë si inkurajim për mua”, përfundoi Egbo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.