Kryesore

Shuplaka e SHBA për opozitën/ Basha-Kryemadhi me shpatulla për muri, tashmë të detyruar për “reforma të mëtejshme zgjedhore”

17:13 - 23.07.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse doli garant për një marrëveshje zgjedhore të gjithëpranuar (diçka që u arrit me konsensusin e 5 qershorit) faktori ndërkombëtar po i nxit palët në diskutime të mëtejshme për këtë çështje.




Ky presion i faktorit ndërkombëtar për t’i ulur palët sërish në tryezë për rregullat e zgjedhjeve, e vë me shpatulla për muri opozitën. Kjo, për faktin se, në të ardhmen në tryezë do të diskutohen kërkesat e Ramës dhe të “opozitës së re” dhe jo shqetësimet e Bashës ose Kryemadhit.

Deri në këtë moment, lojën e shahut po e fiton Edi Rama i cili e gënjeu opozitën jashtëparlamentare se reforma do të realizohet me konsensus dhe tani e ka vënë para faktit të kryer duke përdorur “opozitën parlamentare”.

Parë në këtë prizëm, deklarata e ambasadës së SHBA dhe partnerëve të tjerë që, “palët duhet të marrin pjesë në tryezën e Këshillit Politik për “reforma të mëtejshme zgjedhore” është një shah mat për opozitën.

Ajo do jetë e detyruar që kokëulur të pranojë heqjen e koalicioneve parazgjedhore, ndryshe do të dalë si prishëse e konsensusit politik. Edhe një herë, topi është në fushën e Lulzim Bashës.

DEKLARATA E PLOTE E SHBA

“️ | Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.