Kronikë

Bashkë me të dërguarin e “Ndragheta”-s dyshohet se bleu 20 kg kokainë, News24 zbardh dosjen nga arrestimi i Ardian Çekinit

18:28 - 24.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘News24’ zbardh detaje nga dosja e Ardian Çekinit në Elbasan, i cili u arrestua gjatë operacionit ndërkombëtar të kokainës i zhvilluar mes Shqipërisë, Italisë, Argjentinës dhe Costa Ricës, ku u arrestuan gjashtë trafikantë të rrezikshëm.




Mësohet se më datë 2 korrik, Prokuroria e Elbasanit kërkoi ekstradimin e Çekinit drejt Italisë, pasi ai ishte dënuar nga drejtësia e shtetit fqinj në vitin 2017 dhe në 2020, me 8 vite e 6 muaj burg. Po ashtu mësohet se ndaj Ardian Çekinit ka edhe një masë tjetër sigurie.

Siç u tha edhe sot nga policia shqiptare, dyshohet se Bujar Sejdinaj, i cilësuar si “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me Çekinin, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Ndër të tjera ka dyshime se këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi italiane, ndërsa thuhet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Cekani u arrestua në 26 maj të këtij viti në Elbasan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.