Rajoni

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi shtrohet në spital

21:56 - 24.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar të premten në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për infektim nga koronavirusi.




Zoti Xhaferi kishte përjetuar probleme shëndetësore gjatë disa ditëve të fundit, thanë bashkëpunëtorë të tij.

Ndërkohë, parlamenti i ri i dalë pas zgjedhjeve të 15 korrikut duhet të mblidhet në fillim të muajit gusht dhe këtë seancë e thërret kryetari në largim i parlamentit, që është vetë z. Xhaferi.

Sipas rregullores së parlamentit, kryetari i tij cakton seancën themeluese të përbërjes së re parlamentare, njëzet ditë pasi të jenë zyrtarizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Nëse ai/ajo nuk është në gjendje të jetë i pranishëm në seancë, atëherë atë e drejton deputeti më i vjetër në moshë. Në seancën e parë zgjidhet gjithashtu kryetari i ri i parlamentit.

Kujtojmë se dy zyrtarë të tjerë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë njoftuar se kanë rezultuar pozitivë në testet për COVID-19: Arbër Ademi, i cili është Ministër aktual i Arsimit dhe deputet në parlamentin e ri, si dhe Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë, të cilët kanë qenë aktivë gjatë fushatës parazgjedhore gjatë të cilës jo gjithmonë zbatoheshin protokollet dhe masat e mbrojtjes nga koronavirusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.