Kryesore

Shokohet futbolli europian, zyrtari i lartë në prag të dorëheqjes pas zbulimit të skandalit

14:30 - 24.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Havier Tebas, Presidenti i kampionatit spanjoll po mendon të japë dorëheqjen pas publikimit të lajmeve se ka shkaktuar “konflikt interesi” në futbollin iberik.




“El Diario” raporton se Tebas po merr në konsideratë mundësinë për të dorëzuar postin në fjalë. E gjithë historia ka të bëjë se Tebas i ka kërkuar klubit Fuenlabradas 130 mijë pagë në këmbim të ofrimimit të “asistencës ligjore”. Por, dy vite më parë, djali i tij u bë anëtar i klubit të Fuenlabradas në shkelje të hapur me procedurën e La Ligas.

Tebas shkaktoi furtunë në mediat e huaja ku akuzoi KAS-in si “institucion të vdekur të drejtësisë së futbollit” pasi i hoqi dënimin dy-vjeçar Mançester Sitit për t’u rikthyer në kompeticionet e futbollit europian.

Ai drejton La Liga që prej vitit 2013 dhe ka shkaktuar shumë herë debate me deklaratat e tij të ashpra. Ai njihet si promotori që disa ndeshje të kampionatit spanjoll të luhen në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.