Kryesore

Autoriteti i Dosjeve, një tryezë për Camajn

12:32 - 25.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti për Informim mbi dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka njoftuar mbajtjen e një tryeze për Martin Camajn. Tryeza vjen pas debatit, që përfshiu emrin e shkrimtarit me rastin e publikimit të një shkrimi nga Auron Tare që publikonte dokumentin, ku Camaj dilte të kishte firmosur se pranonte bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Pas kësaj, studiuesi Ardian Ndreca vërejti se Camaj është arratisur nga vendi komunist, pasi ka firmosur dhe nuk ka as edhe një dokument të vetëm që të dëshmojë se Camaj ka bashkëpunuar. Debari nxori në dritë se Camaj ka firmosur në presion dhe është arratisur pikërisht për shkak të presionit dhe mungesës së lirisë në vend. Në një postim, Autoriteti kujton se 95 vjet më parë, lindi në Temal të Dukagjinit, Martin Camaj. I arratisur nga vendi në 1948, Camaj ka kontribute të qenësishme në letërsi, gjuhësi, sociolinguistikë dhe fushën e albanologjisë. Bashkëthemelues i revistës “Shejzat” në Romë, themelues i katedrës së albanologjisë në universitetin “Ludëig Maximilian” të Mynihut, vepra e tij letrare përfshin vëllime poetike, romane dhe novela. Poezia e tij e rrallë është përkthyer në italisht, anglisht dhe gjermanisht. Camaj gjuhëtar hartoi Gramatikën e Gjuhës Shqipe, “e vetmja gramatikë që shqipen e sheh të përbërë nga tri koiné: Gegë, Toskë e Arbëresh, për t’ia ofruar njohjes e vetëdijes kombëtare”, siç citon Ledi Shamku, ngaqë “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”. “Për Camajn, vendlindja e vërtetë ishte gjuha amtare”, thotë Hans Joachim Lanksch. Martin Camaj, me “zemrën e ndame dyshë/dyshë mes dy dhenave/ dyshë mes dy kohnash e dyshë mes dy shijeve” ndërroi jetë në Mynih, më 12 mars 1992. Në një nga krijimet e tij të fundit, Camaj rrëfehej: “Ishte koha me kthye andej kah erdha/ Te zanafilla dhe e mbylla librin, si mbyllen dy flegra dritaresh/ dhe më doli para kuadri diptiki thyem midis prej një kurrizorje ashti njeriu dhe në te, pasqyra e jetës nda përgjysë,/poezi në dy fletë, ku çdo fjalë rrinte/në shërbim t’idesë “palimpsest”…




Në përkujtim të figurës së tij komplekse, AIDSSH do të organizojë së afërmi një tryezë të rrumbullakët me të gjithë studiuesit që kanë tërhequr dosjen e tij pranë AIDSSH, përfaqësues të Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Katedrës së Letërsisë dhe asaj të Gjuhësisë, si dhe të interesuarve të ndajnë këndvështrime të kontributeve të tij në jetën publike dhe akademike mbarëshqiptare.
Kalendari i aktivitetit “Tryezë – 95 vjet Martin Camaj – vepra dhe përndjekja” propozohet si vijon:

10 gusht 2020
Pranohen kërkesat/ abstraktet e studiuesve dhe pyetjet e publikut pranë AIDSSH, në adresën [email protected], në ‘email’-in me subjekt: Camaj
21 gusht 2020
Zhvillimi i tryezës mbi Camajn (në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane në përkujtim të viktimave të totalitarizmit).
Në mbyllje të saj, punimet do të jeni pjesë e një botimi të dedikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.