SPORT

Superliga jep verdiktet një javë para fundit Vllaznia në play-out, Laçi dhe Teuta në Europë

12:48 - 25.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me titullin kampion tashmë të arkivuar dhe me ekipet që kanë zbritur në kategorinë e parë për sezonin e ardhshëm, vëmendja ishte e përqendruar në aksin Tiranë-Ballsh, aty ku Partizani, Vllaznia dhe Bylisi luanin për të shmangur zonën play-out. Në “Air Albania”, të kuqtë e kryeqytetit prisnin Vllazninë me shkodranët që ishin të dënuar për të fituar, por në fund Partizani ka triumfuar 3-0 duke marrë tre pikë që jo vetëm e largojnë përfundimisht nga play-outi. Golat u shënuan nga Solomon, Kordeiro dhe Mala, që rikthehet të realizojë pas një periudhe të gjatë. Bylisi nga ana tjetër nuk ka hasur vështirësi ndaj Luftëtarit duke fituar 2-0 çka bën që Vllaznia të presë duelin me një prej Besëlidhjes dhe Pogradecit.




Tiranës duket se nuk i ka dalë ende “dehja” nga fitimi i titullit kampion, teksa dje është mposhtur 3-0 nga Laçi. Ndeshja nisi me raste nga të dyja ekipet, por ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Nuabuezes, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15′. Vetëm 10 minuta më vonë Xhixha gjeti edhe golin e dytë për kurbinasit. Pjesa e dytë foli më shumë për Tiranën që kishte disa raste për gol, por përsëri rrugën e rrjetës e gjeti Laçi me anë të Nuabuezes, i cili realizoi dopietë në minutën e 83′. Torasa i befasoi të gjithë në minutën e 88′, duke shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone, por ai vlejti vetëm për statistikë. Me këtë fitore Laçi siguron edhe matematikisht vendin e 3-të. Thuajse e sigurt për një vend në Europa League është edhe Teuta, që arriti të triumfojë me rezultatin 3-2 në transfertën ndaj Flamurtarit. Ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, vlonjatët rezistuan shumë mirë ndaj Teutës dhe golave të Lorenco Vilës në pjesën e parë iu përgjigjën me ato të Pjeshkës e Hoxhës, për të mbajtur gjithçka në baraspeshë. Megjithatë në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Edi Martini shënoi edhe një gol të tretë me anë të sulmuesit shkodran Rubin Hebaj, duke ia dalë të marrë tre pikët që e mbajnë në vendin e katërt me 57 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.