Kronikë

Arrestimi dhe masa ndaj “Xhaxhait” u mbajtën ‘top sekret’. Dëshmia e njeriut të “Ndragheta-s” në Shqipëri e Ballkan: S’kam lidhje me drogën

12:35 - 26.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i Bujar Sejdinit, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’. Mësohet se ai është njohur me masën e sigurisë mëngjesin e 22 korrikut, dy ditë para se policia të njoftonte arrestimin e tij, në kuadër të një super-operacioni ndërkombëtar droge, i cili shtrihej në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Costa Rica. Sipas autoriteteve italiane, Sejdini konsiderohet si njeriu më i besuar i “Ndragheta-s”, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera.




Në një raportim live për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala deklaroi se arrestimi dhe masa e sigurisë është mbajtur top sekret, pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, pasi operacioni vijonte në Argjentine dhe Costa Rica. Po ashtu, Lala ka arritur të sigurojë detaje nga dëshmia e tij para togave të zeza, ku Sejdini ka mohuar përfshirjen e tij në trafik droge. Ai mësohet të jetë shperhur se ka punuar si marangoz në Laç dhe se nuk kishte lidhur me trafikun e drogës, ndërsa kërkoi lirinë me pretendimin se ishte invalid.

“Unë kam punuar si maragonz në ndërmarrjen në Laç dhe jam invalid. Gjatë jetës time kam udhëtuar 2-3 herë drejt Italisë vite më parë, ku një miku im operoi bashkëshorten e tij. Aty kam disa njerëz të njohur që kisha nga laçi, por kurrsesi nuk jam përfshirë në trafik droge.”,- ky ka qenë pretendimi i Sejdinit në gjykatë, teksa ishte në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Thuhet se Bujar Sejdini ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.