Kronikë

Gërryente shtratin e lumit Shkumbin me mjete të rënda, procedohet 51-vjeçari

12:54 - 26.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar që kishte në përdorim mjete të renda është proceduar nga policia, pasi akuzohet se gërryente shtratin e lumit Shkumbin.




Burimet zyrtare nga policia bënë me dije se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Lushnjës dhe IKMT evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor. Gërryente shtratin e lumit Shkumbim, procedohet penalisht shtetasi që kishte në përdorim mjetet e rënda. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë orëve të vona të natës, në fshatin Thanasaj, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas.

Gjithashtu, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.