Kronikë

Shkrumbohet gjatë natës lokali në Tiranë, një makinë në Kamëz… (Detaje)

10:58 - 26.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lokal dhe një automjet janë përfshirë nga flakët në Tiranë.




Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali, i cili ka qenë i mbyllur dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale. Po ashtu deme materiale ka pasur edhe ne apartamentin siper lokalit. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.