Kryesore

Maqedoni e Veriut, si do të punojë Kuvendi në kushte të COVID-19?

09:30 - 27.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përbërja e re parlamentare në kuvendin e Maqedonisë së Veriut  është e njohur, me ndryshime të pritura varësisht nga ajo se kush prej atje do të shkojë në ujërat ministrore ose në pozicione të tjera në pushtetin ekzekutiv.




Afati për thirrjen e seancës konstitutive nga kryeparlamentari Talat Xhaferi është 4 gushti, dhe ai tashmë deklaroi se deri atëherë do ta thirr seancën.

Shërbimet parlamentare përgatiten në përputhje me masat për mbrojtje nga virusi Corona për mbajtjen e seancës konstitutive në sallën e madhe me kupolë ku do të sigurohet distanca përkatëse mes deputetëve, nëpunësve parlamentarë dhe personave të tjera që duhet të jenë të pranishëm.

Votat në këtë seancë do të numërohen me dorë, e me siguri edhe në ato pas saj nëse merret parasysh se në të nuk ka të instaluar sistem të votimit.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, pritet që menjëherë të fillohet me zgjedhjen e mënyrës së punës në Kuvendin e ri, duke i marrë parasysh masat parandaluese për mbrojtje nga Covid-19, por edhe resurset dhe mundësit të cilat i ka në dispozicion Kuvendi dhe objekti i tij.

Janë të mundshme disa skenarë, po madje edhe mbajtje të seancave në distancë (online), për çka nevojitet ndryshim të Rregullores për punën e Parlamentit, por edhe parakushte teknike në kuptim të pajisjes përkatëse dhe kompjuterë, si dhe program kompjuterik dhe mbrojtje të sigurisë.

Kuvendi, sipas informacioneve të shërbimeve, pjesërisht i plotëson kushtet për mbajtjen e seancave në distancë, ndërsa duhet të sigurohet softuer për dallimin e fytyrës së deputetëve (face recognition softëare).

Deputetët votojnë për ligje dhe çështje me interes serioz kombëtar dhe shtetëror, kështu që duhet doemos të garantohet se pikërisht ata votojnë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi javën e kaluar konfirmoi se për mbajtjen e seancave online nevojitet ndryshim i Rregullores për punë dhe se për këtë duhet të vendosë përbërja e re e Parlamentit. Pavarësisht nga situata me Covid-19, Kuvendi kërkoi ndryshimin e sistemit aktual për votim në sallën e Parlamentit.

Xhaferi siguroi mjete me rishikimin e Buxhetit për sivjet, por më pas këto para i janë marrë Kuvendit për shkak të krizës me virusin Corona.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, njëri prej skenarëve që do të ishte i mundshëm është mbajtja e seancave si në Parlamentin serb, gjegjësisht nga dhjetë deputetë nga grupi parlamentar të jenë në sallën plenare ose të ndërrohen, ndërsa votimi të jetë në Sallën e madhe me Kupolë dhe votat të numërohen me dorë meqë atje tani nuk ka kushte për instalimin e sistemit të votimit.

Anëtarë të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse bashkë me anëtarët e Komisionit të formuar nga shërbimi parlamentar i kanë kontrolluar së bashku të gjitha aktivitetet e ndërmarra me urdhër të Xhaferit në raport me respektimin e masave parandaluese për mbrojtje nga përhapja e virusit korona dhe mbajtjes së seancës konstitutive, por edhe seanca të tjera plenare, si dhe seancat e komisioneve parlamentare.

”Në Kuvend ishte kryetari i Komisionit të sëmundjeve ngjitëse që t’i shqyrtojmë protokollet, tha Xhaferi duke përsëritur se seancën konstitutive do ta thërrasë në afatin, që skadon më 4 gusht, dhe se ajo do të mbahet në sallën me Kupolë të madhe ku mund të respektohet mirëmbajtja e distances, shkruan Insajderi.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, shprehet se prej fillimit të krizës respektohen masat në ndërtesën e Parlamentit. Për seancën konstitutive bën të ditur se grupi punues i Parlamentit punon drejtpërdrejt me një anëtar të Komisionit të sëmundjeve ngjitëse.

”Do të respektohen të gjitha protokollet. Grupi i punës i cili ka përfaqësues të Komisionit për sëmundje ngjitëse është në fazën përfundimtare. Seanca, siç e dini, do të mbahet në Sallën e madhe me Kupolë. Do të sigurohen të gjitha masat mbrojtëse për të gjithë të përfshirët, si dhe për mysafirët e ftuar ashtu edhe për gazetarët. Konferencat për media do të mbahen në Sallën e kristaltë, e cila është më e madhe. Për grupet parlamentare, që do të formohen, janë siguruar sallë të veçanta, të mëdha që të mund të sigurohet distancë”, sqaron Ivanova.

Para mbajtjes së seancë konstitutive tërësisht do të dezinfektohet objekti i Kuvendit, ndërsa kjo në muajt e kaluar është bërë edhe dy herë.

Në ditën e mbajtjes së Seancës konstitutive do të matet temperatura e secili që do të vjen në godinën e Parlamentit, deputetët dhe të ftuarit tjerë do të pranohen nga protokolli dhe do të dërgohen saktësisht deri te vendi ku do të duhet të ulen.

Për atë se si do të zhvillohen seancat plenare më pas edhe seancat e trupave punuese, shprehet se, sipas kushteve do të miratohen edhe protokolle të këtilla, porse për këtë duhet të vendosin kryetari i Kuvendit dhe koordinatorët e rinj të grupeve parlamentare, dhe se gjithçka do të varet nga vullneti politik i atyre që janë të përfaqësuar në Parlament.

Kriza me virusin Corona shkaktoi ndryshime edhe në punën e gazetarëve dhe mediave. Siç paralajmërohet, duke marrë parasysh gjendjen aktuale me virusin me siguri numri i punëtorëve mediatik në Kuvend do të jetë i kufizuar, ndërsa aktivitetet e tyre do të ndiqen drejtpërdrejt përmes kanalit parlamentar dhe me strime drejtpërdrejt.

Seanca konstitutive do të ndiqet përmes Kanalit parlamentar, ndërsa konferencat për media do të organizohen në Sallën e kristaltë ku do të kishte hapësirë të mjaftueshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.