SHËNDET

Ylli Merja: Si bëhet trajtimi i fryrjes së zorrëve me bimë medicinale

12:20 - 27.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro — Një shqetësim që krijohet shpesh në organizëm është fryrja e zorrëve, por këto probleme shfaqen kur zorrët mbushen me ajër. Shkak për këtë janë skuqjet e zorrëve të trasha e të holla dhe prania e parazitëve. Duke marrë në shqyrtim raste konkrete në varësi të moshave, te fëmijët që ushqehen me gji duhet bërë kujdes që bebet e vogla teksa pinë qumësht të mos e hapin shumë gojën, pasi kjo do të pengonte futjen e ajrit të tepërt në aparatin tretës. Për të qetësuar dhimbjet e krizat që provokon fryrja te foshnjat përdoret çaj i lehtë me mendër. Një tjetër shkak i acarimit të zorrëve te fëmijët është edhe mungesa e njëtrajtshme e tretjes, e cila krijon boshllëqe në zorrë. Mendra është një zgjidhje shumë e mirë duke u përgatitur si çaj i lehtë, po ashtu bima frenon edhe të vjellat në raste të tjera. “Ngërçi i zorrëve”, lidhet me pasoja që reflektohen te serotonina, e cila prodhohet te kjo pjesë e aparatit tretës.




Lambia
Lambia, apo prania e parazitëve kërkon vëmendje të posaçme, pasi pasojat janë shumë të ndjeshme. Për të qetësuar dhimbjet nga fryrja për shkak të lambias e që shoqërohen me kolit të fortë, përdorim rrënjë podiqe apo shege të ëgër, hudhra e qumësht. Për të shëndoshur zorrën e trashë përdorim barin e majasëllit e kolitit, pasi shmang skuqjet e zorrës së trashë. Nëse e përdorim për një muaj e gjysmë, ka efekt. Njerëzit që kanë aromë të keqe në gojë apo që edhe stomaku u rri i fortë, tregon se kanë shtim të parazitëve në zorrë ose duhet të kontrollojnë ushqimet që hanë. Po ashtu, dyshimet ndaj një stomaku të fortë janë nga mungesa e mjaftueshme e acidit klohidrik. Sherebela njihet si “mikja” më e mirë e femrave. Në rastin kur kemi skuqje të zorrëve pa shkuar deri në ulcera krijohen probleme me defekimin. Serotonina fillon të toksifikohet dhe organizmi ka nevojë të shërohet e ripërtërihet. Çaji i nenexhikut qetëson lëvizjet nervoze të stomakut duke qetësuar fijet nervore. Për të përgatitur çajin fillimisht hedhim 1-2 lugë te gjella e preferuar e fëmijëve ose bar blete duke i shoqëruar me lule shtogu dhe këto i largojnë dhimbjet. Produktet ushqimore që hamë duhet të vëzhgohen për të parë se cilat krijojnë pasoja. Sa i përket tretjes, nevojitet që të bëhet defekim i rregullt, me qëllim që të mos ketë mbetje për një kohë të gjatë në zorrë. Po ashtu, jo çdo zorrë e fryrë lidhet me intolerancën nga laktoza dhe se nëse ato lihen pa u trajtuar që në fillim, kjo çon në sëmundje të rënda.

Vështirësitë në tretje
Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje. Në këto raste kemi të bëjmë me dispepsi ose vështirësi në tretje të ushqimit. Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si shkaqet stresuese, psikologjike, dietat ushqimore, ndryshimet fiziologjike të mëlçisë, mbingopja etj. Nëse kjo dispepsi zgjat më tepër se 1 deri 2 ditë, duhet vepruar për të ndërhyrë sa më parë për normalizimin e tretjes. Korrigjimi i këtij problemi funksional do të lidhet me faktin sesa ne do të analizojmë: Çfarë kemi ngrënë, çfarë kemi pirë, sa e kemi lehtësuar tretjen me regjimin e të ushqyerit dhe dietën ditore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet dieta ushqimore dhe për ta shpejtuar normalitetin duhet të përdorim disa nxitës për tretjen. Te fëmijët e moshave 0 deri 1 vjeç me shumë sukses mund të përdorni çajin e mendrës së butë dhe kamomilit. Fëmija 0-1 vjeç mund të pijë gjatë ditës disa herë nga 1-2 lugë supë. Ndërsa fëmijët 1-5 vjeç pinë 2-3 filxhanë çaji në ditë. Duke përvëluar në 1 gotë ujë 1 lugë gjelle mendër dhe gjysmë luge kamomil, ne lehtësojmë tretjen dhe luftojmë ngërçin e barkut të fëmijëve. Ky çaj ka veprim karminativ dhe nervoz. Ndërsa te të rriturit krahas dietave, japin rezultate pozitive edhe çajrat aromatike me veprim karminativ, antiinflamator. Pra, përgatitja e një çaji bimor me rigon, mendër, borzilok, kamomil, geutian ose valeriane normalizon shumë shpejt tretjen dhe jashtëqitjen. Çaji më i mirë është ai që përgatitet nga përzierja bimore si më poshtë: Në 2 gota ujë ziejmë për 1 minutë, 1 lugë gjelle mendër, gjysmë lugë gjelle rigon, gjysmë luge gjelle kamomil si dhe gjysmë luge gjelle borzilok. Çaji kullohet pas 10 minutash e nga ky çaj fëmija pi 1-2 filxhanë kafe në ditë, ndërsa të rriturit 2 filxhanë çaji në ditë.

Ulcera dhe kurimi i saj
Kur në stomak nuk kemi të bëjmë vetëm me mostretje, por edhe me një prishje të pehashit që shkaktohen nga përdorimi i tepruar i alkoolit, duhanit, barnave, rritjes së inflamacionit bakterial nga Helicobacter pylori, atëherë në stomak nuk vepron negativisht vetëm një element keqbërës, por njëherësh disa. Atëherë edhe efektet negative në muret e stomakut do të jenë më të mëdha. Në këto raste skuqja e mureve të stomakut nga brenda si dhe gërryerja e tyre shoqërohet shpesh me dhimbje të forta një ose dy orë pas buke. Por, shoqërohet edhe me gromësima që nxjerrin një gaz të tharët në grykë, një avull që shpesh shkakton kollë, ngjirje zëri etj.. Në këtë rast kemi të bëjmë me një ulcerë në stomak, që formohet kur kemi një dëmtim të mukozës së brendshme të stomakut. Në rastet e ulcerave dhimbjet janë shpuese dhe djegin e madje edhe zgjatin. Shumica e ulcerave shkaktohen nga infeksionet bakteriale dhe bakteri që shkakton ulcerë quhet Helicobacter pylori. Ulcerat e tjera mund të shkaktohen nga përdorimi i aspirinës ose i barnave të tjera. Nëse lihen pa u mjekuar, ulcerat bëhen problem shqetësues për shëndetin ose degjenerojnë në sëmundje edhe më të rënda. Në këto raste rekomandohet përdorimi i çajit me gjethet e mëllagës (Malvia silvestris), e cila minimizon shumë efektin ulceroz të bakterit Mucilagjet, që ndodhet në gjethet e mëllagës e kryejnë një rol shumë të mirë mbrojtjeje te muret e stomakut, në gojë apo në mukozë dhe përdorimi i 2-3 gotave çaji të përftuar nga zierja 1-2 minuta e 3 gotave të çajit me 3 lugë gjelle mëllagë jep rezultate të mira në efektin mbrojtës të sistemit të tretjes, mushkërive etj. Ndërkohë, edhe përdorimi i gjethes së arrës dhe petave të brendshme në këtë frutë bëjnë që të kurohen me shumë sukses kruajtjet e brendshme të mureve të stomakut. Ndërsa përdorimi i një të bardhe veze në mëngjes esëll me qumësht bën që të amortizohen plotësisht përplasjet e ushqimit me muret e stomakut, pra frenojnë efektin gërryes të ushqimit brenda mureve të tij. Për të pasur të sigurt shërimin e ulcerës, është mirë të përdorim një kurë komplekse me vajra bimore dhe esenciale, propolis blete dhe një mikser çajrash. Bimët që këshillohen për problemet e stomakut janë xhinxheri, turmeric (antiinflamatore e fuqishme), gjembgomari (rregullon sasinë e enzimave që prodhohen nga tëmthi e mëlçia). Por, këshillojmë të sëmurët të përdorin edhe shelgun (Ulmus Rubra), pasi përmban mucilagje, që veshin ezofagun e stomakun. Ndërkohë, edhe ananasi përmban enzima tretëse, që largojnë djegien e zemrës dhe fryrjen e zorrëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.