Kryesore

“Është për të ardhur keq që nuk u gjet…” reagon Komisioni Europian pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese

14:30 - 30.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka reaguar Ana Pisonero zëdhënësja e KE-së, pasi Kuvendi miratoi ndryshimet kushetuese.




Në një postim në rrjetin sociale Twitter, Pisoneri shkruan se ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të implementuar ndryshimet kushtetuese, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë aktorët politikë dhe të bëhen me gjithëpërfshirje përpara se të votohen.

POSTIMI I PLOTE

Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i #Shqiperise të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është gjetur më shumë kohë në fazën përgatitore për të arritur një kompromis me të gjitha partitë në Këshillin Politik (1)

Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuara nga Parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli Europian kur vendosi për hapjen negociatave në Mars (2)

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen (3)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.