Kryesore

Rama i përgjigjet Bashës: Kërcënimet për konflikt tregojnë humbje të busullës. Nuk të pres dot gjatë

17:54 - 30.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet sërish kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet kushtetuese, teksa ky i fundit e paralajmëronte se pas zgjedhjeve të ardhshme do të përfundojë në burg.Rama e quan shumë të nxituar reagimin e Bashës, ndërsa shton se “Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës”.




Reagimi i Ramës:

“@lulzimbasha_al reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”, shkruan Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.