Kosova

31 vdekje në dy ditë/ Osmani: Në ditë festash njerëzit po ndahen nga të dashurit

17:05 - 31.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova ka shënuar një rekord viktimash në dy ditët e fundit, ku 31 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.




Vjosa Osmani, e cila tha se 31 familje po varrosin të dashurit e tyre në ditët e festive, kur duhet të mbizotërojë gëzimi dhe hareja.

Ajo shprehet se dhimbja duhet të shërbejë për një alarm për të gjithë dhe në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve. Ngushëllime edhe njëherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit”, shkruan Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.