Kryesore

Ndryshimet kushtetuese/ Klevis Balliu: Që nesër fitojmë zgjedhjet. Rama do konflikt që të shpëtojë kokën, politikisht është i vdekur

14:31 - 31.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë akt personal i Edi Ramës për të shpëtuar nga dënimi.
Sipas Balliut, Rama shpreson që me konflikt do të hyjë në pazare dhe të shpëtojë nga vjedhjet dhe krimet që ka kryer ai dhe mazhoranca.




Balliu është i sigurt se Opozita e Bashkuar që nesër fiton zgjedhjet pasi Rama është politikisht i vdekur dhe s’ka qytetar që e voton. Më tej ai thekson se ka ardhur koha që Rama të ndëshkohet pasi ishte Lulzim Basha që i ç’montoi vjedhjet e tij.

”Votimi i djeshëm nuk ka lidhje me ligjin, kushtetutën, drejtësinë me demokracinë. Ka lidhje me makthin e Ramës, që e sheh qartë humnerën e dëshimit. Ka gjetur dhe po shkruan serialin e ri të shtrembërimit të Kushtetutës. Kjo humnerë do i sjellë ndëshkimin Ramës.
Ai është denoncuar për vjedhjet me fasadan si ministër kulture, vuri gjobën 20% për lejet e ndërtimit si kryebashkiak, dhe jo vetëm u ndëshkua por ngriti karrierë. Kur mori vulën e kryeministrit perfeksionoi vjedhjen duke bërë biznes me krimin duke vjedhur pushtetin që nuk e lejon të ndëshkohet. Ky shkatërroi institucionet si dhe bëri votime moniste njëpartiake. Ndëshkimi i vetëm është me votë, me zgjedhje. Këto do Rama të bëjë, të vjedhë zgjedhjet.

Duhet thënë që kjo qeveri jo shumë larg, qoftë edhe 2-3 vite më parë ishte përballë akuzave. Qytetarët ishin para opinioneve. Sot janë përballë fakteve, kështu dhe mazhoranca. Fakte që kanë vjedhur.

Ky njeri që ka futur aferat, apo koncesionet, nuk duhet të harrojmë që gjatë kohës që ky njeri ka vjedhur kompetencat nga polici tek presidenca, pamja e Shqipërisë është e trishtë.
Basha ç’montoi vjedhjet dhe ia pasqyroi qytetarët. Kjo mazhorancë me ata njerëz, që se s’mund ti quash deputetë. Këta nuk mbledhin dot 2 veta për të pirë kafe. Këta janë në shkelje të Kushtetutës. Këta kanë votuar edhe koncesione. Një gjë ka rëndësi, që çdo qytetar e njeh Edi Ramën. Krimi i Ramës nuk është i Opozitës dhe i qytetarëve.”- tha Balliu.

 

 

 

 

Hong Kongu i shtyn zgjedhjet për një vit, “për shkak të pandemisë”

Qeveria e Hong Kongut i shtyu zgjedhjet parlamentare të shtatorit për një vit, duke thënë se një gjë e tillë është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.
Hong Kongu aktualisht po përjeton rritje të numrit të rasteve me koronavirus, ndërsa të premten raportoi 121 raste të reja.
Megjithatë, opozita e akuzoi qeverinë për shfrytëzimin e pandemisë si pretekst, për t’i ndaluar njerëzit që të votojnë.
Të enjten, qeveria i ndaloi 12 kandidatë pro demokracisë që të garojnë në zgjedhje.
Aktivistët e opozitës kanë shpresuar të fitojnë shumicën në Këshillin Legjislativ, në zgjedhjet e shtatorit.
Kandidatët pro demokracisë kanë shënuar fitore të paparë në zgjedhjet e këshillave të qarqeve, vitin e kaluar, duke fituar 17 prej gjithsej 18.
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se thirret në kompetencat e emergjencës për shtyrjen e zgjedhjeve.
Zemërimi i opozitës në Hong Kong është i madh, prejse regjimi në Pekin ka miratuar, në fund të qershorit, një ligj të ri të sigurisë, i cili kriminalizon një mori veprash në Hong Kong.
Sipas kritikëve, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme.
Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”.
Me këtë kornizë, qyteti i Hong Kongut ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por thuhet se Ligji i sigurisë kombëtare tani e dëmton atë./ REL

 

 

 

 

 

Qeveria i përgjigjet PPE-së, Spiropali: Po nxisni përçarje, Kuvendi i Shqipërisë nuk është në varësinë tuaj!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur Partisë Popullore Evropiane, ndërsa shkruan se “Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”.
Kujtojmë këtu se PPE-së, i cilësonte ndryshimet kushtetuese të njëanshme, duke i bërë thirrje Ramës të dëgjonte dhe pranonte këshillat e BE, nëse e donte ndershmërisht integrimin e Shqipërisë në BE.

Reagimi i Spiropalit:
Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar‬, ka “djegur mandatet” si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë.
Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë.
Jam e bindur që zëdhënësi i PPE nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësisht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetuese, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën “Frankestein” të koalicioneve parazgjedhore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimeve, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendimet absurde të Partisë Demokratike.
Së fundi, dëshiroj t’i them zëdhënësit të PPE, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s’ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësuesit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, po do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë.

 

 

EMRI/ KPA largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren, pas dorëheqjes ajo kërkoi…

 

Pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Regleta Panajoti, bazuar në dorëheqjen e saj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të prishë vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë dhe ndërpreu procesin e rivlerësimit.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.
Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i rivlerësimit nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm në këtë kriter.
Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi në fillim të seancës publike të enjten se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare; pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; në adresën elektronike, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu, KLGJ ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit.
Bazuar në kërkesën e KPA, Gjykata administrative e Apelit ka njoftuar se deri më datë 28 korrik, ora 16:00 nuk është depozituar asnjë ankim kundër vendimit të KLGJ për deklarimin e përfundimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Regleta Panajoti.
Kryesuesi Hajdari shtoi se Panajoti kishte konfirmuar nëpërmjet një email-i marrjen në dijeni të vendimit të KLGJ për mbarimin e statusit të magjistratit dhe se vullneti i saj kishte qenë dhe mbetej dorëheqja, si dhe kërkonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit.
Pasi Kolegji i kërkoi Komisionerit Publik Florian Ballhysa që të jepte qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e çeljes së hetimit gjyqësor, ai u shpreh se nuk ishte njohur me gjithë dokumentacionin e korrespodencës së KPA-së me institucionet.
Ballhysa tha se bazuar në dokumentacionin që dispononte vërehej se njoftimi i kryer prej Gjykatës së Tiranës ishte i pavlefshëm pasi nuk i përmbante të dhënat që kërkon ligji. “Nuk kuptohet se kujt i është njoftuar vendimi i KLGJ, ndërkohë që subjekti nuk ka qenë në punë në atë periudhë, pasi është larguar”, pohoi Komisioneri.
Gjithashtu, ai vërejti se përgjigja që Panajoti i kishte kthyer KPA në postën elektronike, nuk ishte në funksion të kërkesës për shprehjen e vullnetit të saj lidhur me procesin, por në përgjigje të njoftimit për ndryshimin e një anëtari të trupit gjykues.
Ballhysa deklaroi se sipas dokumentacionit nuk rezultonte që Panajoti të ishte njoftuar dhe se duhej të konfirmohej marrja dijeni e saj për vendimin e KLGJ për përfundimin e statusit të magjistratit. Në fund ai u shpreh se kërkesat për të verifikuar marrjen në dijeni të Panajotit për vendimin ishin kryer nga vetë Kolegji dhe se e linte në çmim të këtij të fundit vazhdimësinë e procesit.
Kolegji vlerësoi se për shkak të dorëheqjes së saj si dhe vendimit të KLGJ, Panajoti e ka humbur statusin ex officio dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë procesi i rivlerësimit. Në përfundim, trupi gjykues vendosi prishjen e vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti; ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe heqjen e të drejtës për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
Gjyqtarja Regleta Panajoti, ish-kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019. Pro konfirmimit të saj votuan Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari. Ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj argumentoi në mendimin e pakicës se “subjekti kishte mungesë prej 3.8 milionë lekësh” dhe duhej shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm. Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik që kërkoi shkarkimin e gjyqtares Panajoti.
Në prag të fillimit të procesit të rivlerësimit në KPA, Panajoti paraqiti dorëheqjen në KLGJ që vendosi përfundimin e statusit të magjistratit. BIRN

 

 

 

 

Vietnami raporton viktimën e parë nga coronavirusi

Media shtetërore në Vietnam konfirmoi se një pacient i infektuar me coronavirus, ka vdekur.
Kjo është viktima e parë e raportuar në këtë vend me 97 milionë banorë.
Vietnami ka pasur sukses në menaxhimin e situatës me coronavirus, pasi ka mbyllur kufijtë dhe ka aplikuar një strategji të karantinës dhe testimit masiv.
Ky vend ka regjistruar vetëm pak qindra raste në mars dhe prill dhe ka kaluar gati 100 ditë pa asnjë rast të ri, edhe pse ka kufi të gjatë me Kinën, vendin e origjinës së coronavirusit.
Por, javën e kaluar, një shpërthim i rasteve në Da Nang, qytet turistik në bregdet, ka shkaktuar alarm, pasi origjina e tyre nuk është identifikuar ende.
Autoritetet po përpiqen ta ndalojnë shpërthimin dhe kanë dërguar personel shtesë mjekësor në Da Nang.
Në kryeqytetin Hanoi është rritur numri i testimeve, ndërsa janë ndaluar tubimet.
Në gjithë vendin, numri i rasteve ka arritur në 509.
Në aspektin global, ndërkaq, coronavirusi ka prekur mbi 17 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 670 mijë kanë vdekur, ndërsa mbi 10 milionë janë shëruar. /Rel

 

 

 

 

“Kjo ditë ofron mundësi reflektimi për ndërtimin e komuniteteve paqësore”, Ambasada e SHBA uron Kurban Bajramin

 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

 

 

Shtyrje e zgjedhjeve? As Trump nuk qëndron mbi kushtetutën!

A mund të shtyjë presidenti zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 në një datë të mëvonshme?
Jo. Kongresi i SHBA e ka të përcaktuar qartë që në vitin 1845, që presidenti zgjidhet çdo katër vjet të martën, pas së hënës së parë të muajit nëntor. Për të ndryshuar ligjin zgjedhor, Trump ka nevojë për mbështetjen e të dyja dhomave të Kongresit. Konsiderohet si shumë e pamundur, që republikanët, që kanë në Senat shumicën do të votojnë për një shtyrje të tillë. Po ashtu përjashtohet, që demokratët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve ta bëjnë të njëjtën gjë. “Për shkak se kemi ndarje të pushteteve në qeverinë tonë dhe nuk jemi diktaturë, presidenti nuk mund ta ndryshojë kaq lehtë ligjin”, thotë James Gardner, profesor i së drejtës juridike në Universitetin Shtetëror të Nju Yorkut në Buffalo.
Çfarë ndodh, nëse presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme?
Në rastë të një gjendjeje të jashtëzakonshme hyjnë në fuqi vërtet rregullore të tjera, por edhe atëherë Trump nuk mund ta ndryshojë i vetëm ligjin zgjedhor. Shumica e rregulloreve të emergjencës kanë të bëjnë me atë, se si presidenti do të shpërndajë fondet. Për një shtyrje të datës zgjedhore, edhe në kushte ekstreme, ai do kishte nevojë për miratimin e kongresit.
A janë shtyrë ndonjëherë në historinë e SHBA-së zgjedhjet federale?
Jo. Pavarësisht nëse ka pasur luftë apo shpërthime të gripit, amerikanët nuk kanë qëndruar larg kutive zgjedhore. Në vitin 2004, qeveria e Georg Ë. Bushit ka pasur një plan për të ndryshuar ligjin, ku sipas planeve, një sulm terrorist do mund të merrej si arsye për shtyrjen e zgjedhjeve. Por këto plane nuk u zhvilluan më tej. E ngarkuara për sigurinë kombëtare atë kohë, Condoleezza Rice tha, se SHBA i ka mbajtur zgjedhjet “edhe kur vendi ka qenë në luftë, madje edhe gjatë luftës civile. Zgjedhjet tona duhet të zhvillohen në datën e përcaktuar.”
Çfarë ndodh, nëse më 3 nëntor nuk votohet. Mundet Trump të qëndrojë pa afat në post?
Jo. Fundi i mandatit presidencial është i përcaktuar në kushtetutën amerikane. Koha e Trumpit si president dhe Mike Pence si zëvendëspresident në Shtëpinë e Bardhë merr fund më 20 janar 2021 në orën 12:00. Nëse për arsye të ndryshme askush nuk e ka fituar votimin me shumicë të 270 “electors”, zgjedhësve (nëse në disa shtete federale nuk u votua), atëherë hyn në fuqi rregullorja pasuese, si në rastin kur presidenti largohet nga posti për arsye të ndryshme. Pas presidentit dhe zëvendëspresidentit në radhë është drejtuesja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi në këtë rast, demokratja e urryer nga Trump.
Sa real është shqetësimi, se Trump nuk do ta njohë një humbje dhe do të këmbëngulë në post?
Vëzhguesit zgjedhorë janë të mendimit, se kritika e vazhdueshme e Donald Trumpit ndaj sistemit zgjedhor me letër synon që të diskreditojë që më parë rezultatin zgjedhor. Mund të ndodhë, që nëse humb zgjedhjet, ai ta lidhë këtë me manipulim zgjedhor. “E mendoj se këtë Trump do e bënte”, thotë J. Miles Coleman nga Qendra për Politikat e Universitetit të Virginias. Një fitore e thellë e Joe Bidenit mund ta pengojë këtë. Por nëse Trump edhe atëherë refuzon të dalë nga Shtëpia e Bardhë? “Shpresoj, që atëherë persona të tjerë autoriteti nga ushtria, policia dhe shërbimi shtetëror të ndjehen kaq të detyruar ndaj ligjit, saqë të mos e njohin më si president”, thotë Gardner. “Trump do të ishte kështu një invazor që duhej larguar”.

 

Nga Artan Hoxha tek Kastriot Çaushi, ja kush janë rektorët e rinj që do të drejtojnë Arsimin e Lartë
Janë zgjedhur 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.
Prof. Artan Hoxha është zyrtarisht rektori i Universitetit të Tiranës, ndërsa Arben Gjata është konfirmuar tek Universiteti i Mjekësisë kurse rektori i Universitetit Bujqësor do të jetë Fatbardh Sallaku.
Ndërkohë tek Universiteti Politeknik rektor do të jetë Andrea Maliqari. Ndërkohë për universitetet e tjera emrat e rektorëve vijojnë si më poshtë.

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR
Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës
Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit
Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë
Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë
Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës
Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër
Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër
Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë
Kastriot Çaushi- Universiteti i Arteve
Agron Kasa- Universiteti i Sporteve
Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë
Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

 

 

 

 

Incidenti me fugonin që udhëtonin/ Merr flakë Ermal Mamaqi

Panik në Valbonë! Një fugon ka marrë flakë rrugës për në Valbonë, por fatmirësisht personat të cilët po udhëtonin kanë shpëtuar mrekullisht.
Ermal Mamaqi, Mirela Sula, Hetem Ramadani, Inva Mula, Vasil Naçi, Marta Naçi kanë qenë personat që udhëtonin në fugon.
Kjo ka shkaktuar panik.

 

 

Nuk fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta kirurgia e njohur, Albana Çela

Mjekja Albana Çela është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka njoftuar se kirurgia nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Mjekja la pas dy vajza të mitura.
“Lamtumire Albana Cela. Nje grua e forte nje nene shembullore nje kirurge e zonja dhe nje pedagoge e dashur nga cdo studente. Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoj te lesh kujtime te bukura per te gjithe ne qe njohim.Nje humbje e madhe per studentet,koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe.Lamtumire”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, të shumtë janë miqtë e dashamirësit që janë tronditur nga ky lajm i trishtë dhe ende nuk e besojnë dot që doktoreshë Albana Çela nuk jeton më.

 

 

 

Hoti: Përballja me pandeminë “është mision kombëtar”

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e Qeverisë së Kosovës që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë.
“Unë sot i falëndëroj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucionet dhe aktorët tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t’i respektojnë masat dhe të jenë të vetëdijshëm, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë”, tha Hoti.
Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku falënderoi edhe stafin për punën që bën dhe tha se përballja me pandeminë “është mision kombëtar”.
“E di që janë lodhur, sepse tash e gjashtë muaj po përballen me këtë situatë. Unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë dhe për të dëgjuar vlerësimet e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimet për javët dhe për muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet t’i bëjmë në këtë drejtim. Gjendja është e rëndë”, tha Hoti.
Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus të enjten ka qenë 8,104.
Prej tyre, 212 pacientë kanë humbur jetën dhe 4,463 janë shëruar.
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim të enjten që Kurban Bajrami të mos falet në xhami, për të frenuar, siç është thënë, përhpajen e koronavirusit.
Edhe me masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, “pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në Kosovë” është e ndaluar.

 

 

 

Jo vetëm Partizani, FIFA i bllokon merkaton edhe Kukësit, klubi apelon në CAS

 

Pas Partizanit, Kukësi bëhet skuadra e radhës në Superligë cilës FIFA i bllokon merkaton. Qeveria e futbollit europian i ka pezulluar merkaton klubin verilindor për tre sesione radhazi si pasojë e një gjyqi që ish futbollisti Filip Zderiç ka fituar në FIFA, ku shkak është bërë mos shlyerja e detyrimeve në kohë. Klubi i Kukësit ka konfirmuar këtë dënim por ka saktësuar se çështja tashmë ka përfunduar në CAS ku besojnë se do të dalin fitues.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.
Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë.
Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.
Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.