Kryesore

Portierja e Vllaznisë luajti në finale shtatzënë dhe në fund ngriti lart… trofeun

16:45 - 31.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vllaznia fitoi Kupën pasi mundi Apoloninë dhe hyri në histori  pasi e fitoi për herë të shtatë rradhazi Kupën. Në “Elbasan Arena Kupën skuadrës shkodrane i’a dorëzoi presidenti i FSHF Aramando Duka dhe këngëtari Bujar Qamili.




Edhe pse gjatë ndeshjes shiritin e kapitenes e ka mbajtur Megi Doçi në fund ekipi ka vendosur që Kupën ta ngrejë lart portierja Raxhimi. Arsyeja e këtij veprimi është zbuluar nga vetë portierja Ardiola Raxhimi në një prononcim për “Shkodra Sport”. “Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim, shkruan PanoramaSport.

Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe më i madh. Jam shumë e lumtur për këtë gjë por premtoj se vitin e ardhshëm do të jem sërish në fushë për të fituar të tjera trofe me Vllazninë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.