BLUETOOTH

3-shat: Bërrylat dhe fitimet nga muzika, ja çfarë bëjmë tjetër treshe

14:45 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

3-shat janë grupi i ri muzikor që dita ditës po rriten profesionalisht. Tre djemtë vijnë në këtë rrëfim për të zbuluar më shumë rreth hapave të para, pritshmërive, por edhe bërrylave në karrierën e tyre. Andi, Enisi dhe Fatjoni duket se i kanë zbuluar të gjitha në intervistën e dhënë. Njihni më mirë djemtë e grupit 3-shat




Enis Keta, Andi Stafuka, Fatjon Ndini që krijojnë një grup muzikor, si ju erdhi kjo ide?

Andi Stafuka: Ideja erdhi e përbashkët, sigurisht të bësh një grup muzikor sot dhe të dish ta menaxhosh në tregun shqiptar nuk është aspak e lehtë po duhet thënë që është një ëndërr e bërë realitet kur sheh arritjet.

Enis Keta: Ka qenë një miqësi që në shkollë. Nëpërmjet Andit u prezantuam dhe filloi rrugëtimi i grupit që prej 2 vitesh.

Pse 3-shat, çfarë kuptimi ka ky emër?

Andi Stafuka: 3-shat nuk ka ndonjë domethënie tjetër, përveçse në kuptimin e parë, përderisa jemi tre veta në band vendosëm edhe emrin e tillë, për më tepër është i thjeshtë për publikun në shqiptim.

Enis Keta: Me një ide të thjeshtë që çdo gjë është barazim mes nesh dhe na përfaqëson më së miri.

Fatjon Ndini: Menduam të vinim një emër grupi dhe duke qenë se jemi 3 veta, thjesht dhe shkurt mbeti 3-shat.

Besoj se para se të ishit grup ishit miq të mirë, si ka lindur kjo miqësi?

Andi Stafuka: Ne nuk jemi vetëm kolegë pune apo bashkëpunëtorë në këtë grup, patjetër që jemi miq dhe shokë të pandarë në çdo moment të ditës. Miqësia ka lindur që në fillimet ku jemi bërë grup së bashku edhe është shtuar akoma më shumë në çdo ditë që ne vazhdojmë rrugëtimin tonë si treshat.

Enis Keta: Siç e thashë edhe më lart nëpërmjet shkollës.

Fatjon Ndini: Andi me Enisin kanë qenë që në shkollë fillore në klasa paralele njihen që fëmijë, ndërsa unë me Andin jemi miq prej 4 ose 5 vitesh dhe prej 2 vitesh u takuam dhe filluam rrugëtimin të tre.

Sapo keni lançuar këngën tuaj të re, si ka qenë feedback-u deri më tani?

Andi Stafuka: Feedback-u i këngës ka qenë sigurisht shumë i gjerë dhe për t’u habitur përveçse kemi marrë komente pozitive nga fansat tanë, kemi marrë shumë komente dhe vlerësime edhe nga artistë të ndryshëm të tregut dhe showbizz-it shqiptar.

Enis Keta: Kënga po ecën me pritshmëri mjaft të mira dhe falënderojmë të gjithë personat që kanë treguar pozitivitet ndaj këngës.

Fatjon Ndini: Duke qenë se është akoma java e parë po ecën mirë dhe shpresoj të vazhdojë po kaq mirë.

Djem të rinj në karrierën tuaj dhe duket se para keni një rrugë të gjatë para, keni hasur në bërryla, apo në faktin se prioriteti i takon gjithmonë një artisti më me famë?

Andi Stafuka: Bërryla kemi marrë, ato i merr çdokush në çdo profesion të mundshëm, jo vetëm në art dhe muzikë. Gjithsesi në thelb janë “bërryla motivuese” që do të thotë për t’u ngjitur edhe për të ecur sa më lart. Gjatë karrierës do të kesh vështirësi dhe njerëz me energji negative që të ulin poshtë, por t’i duhet ta kesh të qartë vizion tënd personal. Çdo artist që ka një famë dhe është në treg sot edhe ai e ka bërë një rrugë deri aty ku është pastaj në fund çdokush ka kismetin e tij.

Enis Keta: Si në çdo profesion ka pengesa por kjo na bën të ecim më përpara për të arritur aty ku duhet.

Fatjon Ndini: Bërryla gjithmonë ka pas por, gjithsecili e ka “riskun” e tij dhe thjesht duhet vazhduar përpara me shpresën se gjithçka do shkojë ashtu si duhet.

Nëse bëjmë një bilanc të karrierës tuaj, klipet, koncertet, çfarë keni fituar dhe çfarë keni humbur?

Andi Stafuka: Për të fituar kemi fituar shumë gjëra e sigurisht na është shpërblyer në fund lodhja dhe përkushtimi ynë. Por për të humbur ndoshta jetën e normalitetin si është përkushtimi në familje apo me njerëzit e dashur, se kur merresh me këtë profesion ato që e dinë ne bëjmë një jetë gjithmonë në lëvizje edhe shumë të dedikuar gjë që e dëmton pjesën tonë të afërt e ndoshta s’kemi aq kohë sa duhet për ta e kjo është një nga humbjet.

Enis Keta: Bilanci është shumë i mirë dhe për të fituar normal që eksperiencë ndërsa për të humbur asgjë.

Fatjon Ndini: Nuk mendoj se kemi humbur ndonjë gjë, po çdo gjë ka pasur benefite pozitive në çdo aspekt.

Sa ju ka dëmtuar pandemia dhe si e gjykoni vendimin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00?

Andi Stafuka: Pandemia i ka dëmtuar të gjithë jo vetëm neve, por uroj shumë me zemër që të mbarojë sa më shpejt dhe të gjithë t’i kthehemi normalitetit. Sa i përket muzikës ajo nuk ka kufizime oraresh ashtu si edhe pandemia, por ka rregulla strikte që lehtësojnë edhe mund të bëjnë të funksionojë çdo gjë, po të jemi të gjithë për një qëllim e të mbrojmë njeri-tjetrin.

Enis Keta: Janë vendime që merren në bazë të situatës, nuk kam çfarë komentoj në lidhje me çështjen.

Fatjon Ndini: Normalisht na ka dëmtuar shumë si nga ana psikologjike po ashtu edhe nga ajo ekonomike. Personalisht për mua është shumë pa kuptim pasi virusi nuk njeh orar dhe përditë, pse pikërisht vetëm në lokale ku bëhet muzikë?

Veç pasionit, u futët në muzikë për profesion dhe para, apo për famë?

Andi Stafuka: Kur ke një profesion me pasion dhe në fund di ta bësh mirë dhe merr vlerësime nga tjerët gjithë gjërat e tjera vijnë gradualisht.

Enis Keta: Përveç pasionit është dhe një punë që fitohet shumë mirë, ku ka më mirë se t’i kesh të dyja.

Fatjon Ndini: Kemi studiuar që në fillore muzikë, profesion tjetër s’kemi është e vetmja gjë që dimë të bëjmë. E gjitha nis si pasion dhe përpos kësaj luftojmë për famë dhe kjo “luftë” shpërblehet me para.

Besoj se edhe ju i keni ndjekur grupet e mëparshme në vendin tonë, sukseset, largimet. Përpiqeni t’i ngjani, apo doni që 3-shat të largohen nga West Side Family, Produkt 28 etj?

Andi Stafuka: Çdo grup tjetër për ne është motivues ashtu si edhe emrat e grupeve më lart i vlerësojmë që kanë kontribuar me muzikën e tyre ashtu si çdo artist që lenë gjurmë edhe ne kemi gjurmët e rrugës sonë, gjë që na bën ndryshe dhe historinë tonë në tregun muzikor shqiptar.

Enis Keta: Për momentin kemi shumë projekte dhe vetëm për largim nuk mendohet.

Fatjon Ndini: Padiskutim që i kam ndjekur, disa prej këngëve të tyre ne i këndojmë në mbrëmjet tona. Nuk e di si do shkojë historia e 3-shave, por uroj që brezat e ardhshëm të këndojnë këngët tona.

Si kanë ndryshuar marrëdhëniet me femrat qëkur jeni bërë të famshëm?

Andi Stafuka: Po normalisht sa më shumë popullaritet të kesh aq më shumë feedback do kesh.

Enis Keta: Kanë ndryshuar për mirë shumë.

Fatjon Ndini: Normalisht kur je në qendër të vëmendjes rritet dhe popullariteti me pjesën femërore.

3 4444 3
<
>

Intervista

Kush nga ju të tre…

Kush nga ju të tre ka të dashurën më xheloze?

Andi Stafuka: Fatjoni.

Enis Keta: Fatjoni.

Fatjon Ndini: Çdo femër është xheloze po se kush më shumë kush më pak s’e di, besoj se Enisi.

Kush nga ju të tre ka të dashurën më sexy?

Andi Stafuka: Unë në ëndrrat e mia.

Enis Keta: Për këtë s’di çfarë të them, nuk gjykoj dot.

Fatjon Ndini: Është shije personale ku gjithsecilit i duket e vetja.

Kush nga ju të tre është më i ndrojturi me femrat?

Andi Stafuka: Unë.

Enis Keta: Në këtë rast unë.

Fatjon Ndini: Fatjoni domethënë unë.

Kush nga ju të tre i thotë shokëve “po ju pyeti e dashura ime, kam qenë me ju”?

Andi Stafuka: Fatjoni.

Enis Keta: Prapë unë.

Fatjon Ndini: Të tre e kemi thënë këtë gjë.

Kush nga ju të tre do martohet i pari?

Andi Stafuka: Enisi

Enis Keta: Fatjoni sigurisht

Fatjon Ndini: Nëse nisemi nga mosha mua më takon i fundit, por s’e di, do doja të shikoja Enisin të parin dhëndër.

Kush nga ju të tre është djegur njëherë nga dashuria?

Andi Stafuka: Të tre besoj.

Enis Keta: Këtë s’e di, nuk flasim për këto gjëra.

Fatjon Ndini: Të treve na ka ndodhur, por Enisi e ka përjetuar më keq.

Kush nga ju të tre ka më qejf alkoolin?

Andi Stafuka: Të tre përsëri pas pune.

Enis Keta: Të tre pimë nga pak, raste festash.

Fatjon Ndini: Të tre po unë me Enisin e kemi pak më shumë.

Kush nga ju të tre është më kurnaci?

Andi Stafuka: E kundërta, të tre jemi bujarë.

Enis Keta: Jemi shumë si karaktere.

Fatjon Ndini: Për gjërat që bëjmë të tre janë çdo gjë barazim, po për disa gjëra është Enisi.

Kush nga ju të tre qan më kollaj?

Andi Stafuka: Të tre.

Enis Keta: Të tre qajmë.

Fatjon Ndini: Mendoj se Andi.

Kush nga ju të tre ka menduar qoftë edhe njëherë të dalë nga grupi?

Andi Stafuka: Xhelozia na la një ditë iku…

Enis Keta: Asnjëri

Fatjon Ndini: S’e di.

Kush nga ju të tre mendon se është më i zoti?

Andi Stafuka: Të tre jemi më të mirët.

Enis Keta: Jemi njësoj në këtë pjesë.

Fatjon Ndini: Luftojmë të tre për një qëllim dhe besoj se jemi të tre të zotët në lidhje me punën. Nëse i ndajmë me drejtime specifike çdo njëri nga ne është me i zoti se tjetri. P.sh Andi është shumë i zoti me kompjuterët, Enisi është shumë i zoti për të krijuar tekste, unë jam më i zoti për të gatuar.

Kush nga ju të tre nuk beson tek martesa, por tek lidhjet e shkurtra?

Andi Stafuka: Në fund drejt asaj rruge jemi të gjithë nuk shpëtojmë.

Enis Keta: Varet nga rrethanat.

Fatjon Ndini: Nuk besoj se është njeri po gjithsesi nëse është, është thjesht çështje kohe.

Kush nga ju të tre është më shumë çun mami?

Andi Stafuka: Unë çun mami e çun babi se nuk bëj dot pa familjen.

Enis Keta: Çuna mami jemi të gjithë.

Fatjon Ndini: Andi.

Veç këndimit çfarë bëni tjetër treshe?

Andi Stafuka: Udhëtimet pika jonë e dobët.

Enis Keta: Ikim në studio.

Fatjon Ndini: Udhëtime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.