Kosova

“Mbrëmë ka pasur grumbullim”, Hoti bën paralajmërimin: Dy javët e ardhshme do të ketë një shpërthim rastesh me Covid-19

13:00 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova po përballet me një situatë të vështirë të pandemisë Covid-19, ku ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të  infektuarëve dhe viktimave nga virusi.




Sa u përket rasteve të reja dhe kësaj situate teje të vështirë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë ditën e sotme se numrat pritet që të shtohen, për shkak të shkeljeve të masave që janë bërë gjatë ditës së djeshme, në festimet e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti shkruan se mbrëmjen e së premtes ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra dhe me shumë gjasë ka pasur të prekur me COVID-19, fakt ky që mund të çojë në infektimin e shumë njerëzve.

Postimi i Plotë i Hotit:

Të dashur qytetarë, Dje ne e uronim njëri tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës kujdeseshin për të dashurit tonë të prekur me COVID-19. Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë. Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët. DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina.  Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.  Të angazhohemi të gjithë së bashku që të ruajmë të dashurit tonë. Me respekt, Avdullah Hoti.

Gjendja e pandemisë në Kosovë nuk është aspak  e qetë, pasi ditë pas dite shifrat e të infektuarëve dhe të viktimave po rritet ndjeshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.