AKTUALITET

“Po infektoni prindërit dhe gjyshërit”, Manastirliu apel të rinjve: Festat e ditëlindjet po kthehen në vatra infeksioni

20:45 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ka bërë një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respketojnë masat kundër COVID-19.




Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shprehet se të rinjtë po bëhen vatra infeksioni dhe po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Po ashtu ministrja shprehet se festat e ditëlindjet që organizohen janë kthyer në shqetësim.

“#COVID19 Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.  Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta #COVID19 ↔️#RuajDistancën #MbajeMaskën #KujdesuPërHigjienën”, shkruan ministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.