BLUETOOTH

“Zhduket” Elvana Gjata

09:30 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja largohet nga rrjetet sociale dhe nga muzika – Çfarë po ndodh me karrierën e saj në tregun ndërkombëtar




Që kur u largua nga Shqipëri për të provuar karrierën në SHBA, për Elvana Gjatën nuk kanë ndalur lajmet, si të mira, por edhe ato më pak të këndshme. Do të duhej një vrasje në Tiranë, që të zbulohej ajo çfarë nën zë dihej në Tiranë, fejesa e saj me Ervin Matën. Pas gjithçka ndodhi dyshja i dha fund lidhjes 3-vjeçare dhe këngëtarja u kthye edhe njëherë në SHBA për të vazhduar rrugën e nisur. Por këtë herë ishte më e vështirë, pa mbështetjen e partnerit të saj. Edhe pse ka njoftuar se ka gati këngë të reja me producent të famshëm, deri më tani asnjë këngë e re nuk ka ardhur nga SHBA. Gjithçka që kemi parë në rrjetet sociale kanë qenë fotot profesionale, pjesëmarrja e saj në evenimente, por asnjë projekt të ri e aq më tepër asgjë të re nga jeta e saj private.

116426600_319861365833189_2498342424372907166_n 116442689_723732888478930_8907832443184047283_n 116432993_725814074864695_2548691447393384995_n 116441821_334904264336378_7228101004473108234_n 116431938_635843743997285_8666319736900212596_n 116582472_2774945546071086_3636140243887594712_n
<
>

Gjithnjë e rezervuar në këtë drejtim, këngëtarja prej kohësh është “zhdukur” edhe nga rrjetet sociale. Ndonëse ka një ‘Instagram’ me miliona ndjekës, ajo prej gati 2 muajsh nuk poston asgjë. Edhe në postimet e fundit, këngëtarja është shfaqur me një pamje shumë të thjeshtë, duke sjellë një mesazh feminist drejtuar femrave. Kujtojmë se produksioni i fundit që solli ishte kënga e Festivalit të fundvitit, “Me Tana”, kënga pretendonte për të fituar çmimin e parë. Me të mbaruar festivali, ajo u rikthye në SHBA, ku vijoi me koncertet e përhershme.  Kur kanë kaluar 8 muaj nga shija e hidhur që ajo mori nga ky kompeticion, Elvana nuk ka ende një këngë ta re as për në Shqipëri dhe as për tregun ndërkombëtar. Nuk dihet nëse kjo periudhë ka qenë një pushim i gjatë për të, apo po përgatitet për të sjellë këngën e radhës, por fakti është heshtja dhe misteri që shoqërojnë këngëtaren e famshme. Kujtojmë se vitin e shkuar në verë, ajo solli disa këngë të reja dhe bashkëpunime, të cilat menjëherë u shndërruan në hite duke marrë një sërë klikimesh dhe pëlqimesh. Ndërkaq për këtë vit e kemi parë vetëm në një video live së bashku me reperin Ledri. Përgjatë pandemisë, dy artistët u futën live, duke interpretuar këngët e tyre dhe si gjithmonë Elvana u tregua shumë e rezervuar për të treguar edhe se ku po e kalonte karantinën, por u mjaftua duke thënë se ishte në karantinë dhe po respektonte rregullat. Kur flasim për një personazh si Elvana Gjata dihet që fansat janë të shumtë dhe të gjithë janë duke pritur hapin e saj të radhës, qoftë kjo një këngë në anglisht, apo edhe një rikthim të sajin në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.