BOTA

Koronavirus bën “namin” në dasëm/ Infektohen 21 persona, mes tyre nusja dhe dhëndri

09:30 - 02.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dasëm nuk shkoi ashtu siç duhet në Selanik pasi ka çuar në ínfektimin e 21 personave, mes të cilëve është pozitiv edhe dhëndri e nusja.




Spítalet e Papageorgiou dhe Ippokratio në Selanik kanë marrë 200 mostra të dyshuara për koronavirus për ekzamínim, por që nuk kanë të bëjnë me martesën në tërësi. Kisha ku u zhvillua dasma në Selanikun perëndimor është një hapësirë e hapur, por rreth 40 të ftuar u futën brenda kishës sepse pas dasmës çifti bëri pagëzimin e fëmijës së tyre.

Aty ishin të pranishëm 150 të ftuar, disa prej të cilëve kishin ardhur edhe nga Gjermania. Ceremonia u zhvillua të Shtunën e kaluar në Kishën e Ngjalljes Lord, por është kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore pasi konsiderohet si një vatër e re Còvid, shkruan fax ëeb

Deri më tani, sipas burimeve, në mesin e personave që kanë rezultuar pozitiv në test janë nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.