BOTA

Koronavirus “gjunëzon” botën/ Mbi 18 milionë të infektuar dhe 690 mijë të vdekur

12:00 - 02.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 18 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 689.000 kanë vdekur.




Rastet e Covid-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në listën e vendeve me 4,764,522 raste që pasohen nga Brazili, me 2,708,876 raste dhe India, me 1,754,117 raste.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi me numrin më të madh të vdekjeve për shkak të COVID-19, duke regjistruar 157,901 vdekje.

Sipas një raporti të Reuters, numri i të vdekurve në Amerikën Latine tejkaloi 200,000 natën e kaluar, pasi Peruja njoftoi 191 vdekje të reja për shkak të pandemisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.