AKTUALITET

Paralajmëron OBSH: Pandemia e koronavirusit mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë

09:20 - 02.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të jetë e “gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të shtunën.




Sipas medieve të huaja, OBSH potencoi se e “vlerësoi jetëgjatësinë e kësaj pandemie” në një deklaratë pasi komiteti i tij i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën.

Grupi paralajmëroi edhe rrezikun e “dobësimit”, duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike në vendet e ndryshme të botës.

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë.

“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.