BOTA

E rëndë në Britani/ Shkoi për të shpëtuar tre fëmijët që po i mbyteshin, 36-vjeçari pëson fundin tragjik

20:55 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u shënuar në Britaninë e Madhe, ku babai i shtatë fëmijëve, është mbytur në tentativë për të shpëtuar tre prej tyre që po mbyteshin në det.




Jonathan Stevens, ishte me bashkëshorten në breg në një plazh të Barmouth, ku fëmijët e tij filluan të kërkonin ndihmë. Ai menjëherë është vendosur në veprim dhe ka arritur që të shpëtojë fëmijët. Ndërsa trupi i pajetë i tij është nxjerrë këtë të hënë nga uji me ndihmën e autoriteteve, të cilat u angazhuan me helikopterë dhe varka.

“Ai për mua është një hero, sepse shpëtoi foshnjet tona. Të shtatë fëmijët e tij duhet të ndihen krenarë me të, sepse ai vdiq për të shpëtuar tre prej tyre. Ndihem e shkatërruar sepse kam humbur dashurinë e jetës sime. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen, do ta ruaj gjithmonë në zemër kujtimin e tij. Do ta dua deri në përjetësi…”, u shpreh bashkëshortja e Jonathan, Laura Burford.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.