Kronikë

E rëndë në Mitrovicë, gjendet i vdekur në oborrin e hotelit gjermani (Dyshimet e para)

16:21 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në rrethana ende të panjohura, në oborrin e një hoteli në Mitrovicë. Thomas Kortendiek, 39-vjeç, kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.




Vdekja e gjermanit nga Haselund është konfirmuar sot për IndeksOnline edhe nga zyrtarët policor në Rajonin e Mitrovicës.

“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.

Ai ka thënë se dyshimet fillestare janë se 39-vjeçari është hedhur nga dritarja e hotelit ku po qëndronte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.