Kronikë

Gjendet i pajetë i moshuari në Fushë Prezë, ja dyshimet e para

17:53 - 03.08.20 gsh

Një person është gjetur i pajetë në Fushë Prezë, në kryqëzimin me Rrugën e Rinasit.



Gazetarja Dorjana Bezat raporton se është konstatuar i shtrirë në anë të rrugës pa shenja jete një 70-vjeçar. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, pasi ka dyshime se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.