AKTUALITET

Kreu i OBSH-së: Vaksina perfekte ndaj koronavirus mund të mos zbulohet kurrë

17:11 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë.




Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: ‘Bëni të gjitha”, tha Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për media nga selia e OBSH-së në Gjenevë, shkruan Rel.

Ai tha se maskat në fytyrë duhet të bëhen një simbol i solidaritetit në të gjithë botën.

“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ‘plumb argjendi’ ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë”, tha ai.

Sipas kreut të OBSH-së, ekzistojnë shqetësime se “mund të mos kemi një vaksinë që do të funksionojë, ose mbrojtja nga ajo mund të jetë vetëm për disa muaj, jo më shumë”.

Megjithatë ai tha se asgjë nuk dihet, derisa të përfundojnë provat klinike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.