Kronikë

Kush është i moshuari që u ekzekutua me armë zjarri në Fushë-Prezë (Emri)

18:25 - 03.08.20 gsh

Një 71-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në Fushë-Prezë mbasditen e sotme. Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Abdulla Budlla, nga fshati Hametag, Njësia Prezë.



Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti, me të cilin lëvizte viktima, por që trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës, ndërsa ende nuk dihen rrethat e këtij krimit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli për zbardhjen e të vërtetës, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.