BOTA

Publikohen video të reja nga vrasja e George Floyd: Ju lutem mos më qëlloni

20:18 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar pamje të reja të vrasjes tragjike të 47-vjeçarit me ngjyrë George Floyd nga policia amerikane.




Në videot e reja shihet në detaje se si nisi përballja e afro-amerikanit me policinë, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e 47-vjeçarit.  “Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte. Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

 

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.