AKTUALITET

Ylli Ndroqi në polici, avokatët: E ndaluan në rrugë për t’i sekuestruar mjetin. Ky, sulm politik

13:44 - 03.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, bëri të ditur se ka marrë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit.




GJKKO kështu pas hetimit të SPAK ka vendosur sekuestron për të gjitha pasuritë e tij.

Avokatët e zotit Ndroqi thanë për mediat se kjo e sotmja është një sulm politik, ndërsa sqaruan deklaratën e e tij në polici.

“Zoti Ndroqi ka qenë duke udhëtuar më mjetin e tij mercedes s600, dhe ka shkuar në polici, pasi i thanë se makina e tij do sekuestrohet, ka kërkuar vetë të shkojë në polici për të shoqëruar mjetin.

Brenda 5 ditësh ne do ta apelojmë. Gjithë pasuria e tij është krijuar nga burime të ligjshme. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet kundër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.