BOTA

Britania zbulon metodën e re të testimit ndaj COVID-19, rezultati në 90 minuta

09:23 - 04.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britania e Madhe ka arritur të zbulojë një mënyrë të re testimi për COVID-19 që arrin ta nxjerrë rezultatin nëse një person është i infektuar në 90 minuta.




I bazuar mbi një kampion pështyme, metoda e re e testimit nuk ka nevojë të dërgohet në laborator. Autoritetet shëndetësore Britanike kanë në plan ta përdorin sa më shpejt, duke nisur nga personeli spitalor dhe shtëpitë e pushimit ose azilet, duke shpresuar se metoda e re e testimit do të kthehet në një mjet kryesor në luftimin e një vale të dytë të fuqishme, të parashikuar në vjeshtën e këtij viti.

Një mënyrë alternative testimi, gjithashtu shumë e shpejtë, do të mundësojë nëse jemi të infektuar me koronavirus nëpërmjet një kampioni ADN-je, që do të nxirret nga mukoza e hundës.

Metodat e reja të diagnostikimit do të ndihmojnë në dallimin midis koronavirusit dhe sëmundjeve të tjera sezonale si ftohja ose gripi i zakonshëm.

Sir John Bell, Docent i Mjekësisë në Universitetin e Oxford-it, i cili është gjithashtu një ndër konsulentët e qeverisë Britanike në zhvillimin e formave të reja të ekzaminimit, ka pohuar se dy metodat e reja prodhojnë të njëjtin nivel besueshmërie, si ato të testimit me tamponë, të kryer deri më tani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.