AKTUALITET

Vrasja e 71-vjeçarit në Prezë/ Policia dyshon se autorët ngatërruan objektiv

18:40 - 04.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt.Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni.




Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie.Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla.

71-vjeçari punonte si taksist pa licencë dhe fqinjët e përshkruajnë si një njeri të qetë dhe pa konflikte, shkruan Klan. I moshuari ishte babai i 3 djemve, dy prej të cilëve punojnë jashtë shtetit. Pikërisht ndonjë konflikt që mund të kenë djemtë e tij, mendohet si një nga pistat e vrasjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.