LIFE STYLE

COVID-19/ Këta janë qentë që mund ta nuhasin virusin tek personat e infektuar

21:09 - 05.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aeroporti i Dubait ka “punësuar” disa qen që mund ta nuhasin me 92 për qind saktësi koronavirusin tek pasagjerët e infektuar. Kështu, ky aeroport bëhet i pari në botë që përdor qen për të zbuluar rastet me Covid-19, pasi i trajnoi katërputroshët që ta zbulojnë virusin tek pasagjerët brenda disa minutave.




Ministri i Brendshëm i Dubait  në një deklaratë u shpreh: Të dhënat dhe studimet tregojnë se dedektimi i rasteve të dyshuara me Covid-19 ishte në 92 për qind të rasteve i saktë. Të dhënat indikojnë se qentë mund t’i zbulojnë shumë shpejt personat e infektuar, të përballen në mënyrë efektive me turma si dhe të sigurojnë evente me pjesëmarrje të madhe, aeroportet, etj.”

Sipas raporteve, nga sqetullat e pasagjerëve që udhëtojnë në Dubai merren kampione dhe më pas vendosen në kontenierë.

Më tej, ata vendosen brenda dhomave të izoluar dhe një nga qentë e trajnuar në mënyrë të posaçme nuhasin kampionet. Nëse qeni nuhat gjurmë të koronavirusit, pasagjeri i nënshtrohet një testi nazal për koronavirus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.