Kosova

Infektologu kosovar jep alarmin: Javën tjetër mund të kemi një valë më të madhe të të prekurve me COVID-19

18:43 - 05.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa numri i viktimave dhe të prekurve me COVID-19  vijon të jetë në rritje,  infektologu kosovar Ilir Tolaj, shprehet pas një jave mund të ketë një valë me numër edhe më të madh të të prekurve nga virusi.




“Ky nuk është piku i kësaj periudhe, pas 1 jave mund të kemi numër të madh të rasteve, e më vonë do të kemi numër të vogël e kjo nuk varet nga masat e qeverisë e as nga ato që mund të ndërmarr ministria”, tha Tolaj.

Sipas tij mbyllja e bizneseve e jetës shoqërore nuk është më opsion që po konsiderohet nga asnjë vend i botës, siç ishte në fillim. Ai ka marrë shembullin e një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, ku është thënë se ndoshta me mbyllje janë shpëtuar 60 mijë jetë, por në të njëjtën kohë janë humbur 200 mijë të tjera.

Tolaj shton se qveria është dashur të siguroj pajisjet e mbrojtjes personale, të shpërndahen maskat falas për aq kohë sa të jetë e mundur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.