Kronikë

Bënë për spital efektivin e ‘Shqiponjave’, arrestohen 4 persona në Lezhë

12:56 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka arrestuar katër persona, pasi kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike.




Në pranga përfunduan shtetasit M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar vëllanë e tyre, shtetasin M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.