Kosova

I burgosuri arratiset nga qelia, çfarë ndodhi në Kosovë

17:20 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga qelia ditën e sotme në Kosovë.  “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë. Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen. I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.




I burgosuri është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale ndihmë në grabitje.

“H. SH. është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.