BOTA

Fauci në kundërthënie me Trumpin: Ndoshta kurrë nuk do të zhduket coronavirusi

13:10 - 06.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota nuk do të mund ta zhdukë kurrë coronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efektive mund të ndihmojnë për ta vendosur nën kontroll, tha mjeku Anthony Fauci.




Përfundimi i nxjerrë nga eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA është në kundërthënie me pretendimet e përsëritura të presidentit, Donald Trump se virusi përfundimisht do të “largohet”, raporton CNN.

Shkencëtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara mund ta neutralizojnë virusin vetëm me një vaksinë të mirë dhe masa të kujdesshme të sigurisë – si maska, larja e duarve dhe distanca sociale.

“Mund të kemi nevojë të kalojmë një sezon të tij dhe pastaj në sezonin e ardhshëm, nëse kemi një vaksinë atëherë nuk do të kemi një pandemi, nuk do të jetë imobilizues i botës, nuk do të shkatërrojë ekonominë”, tha 79-vjeçari.

Të paktën 39 shtete duke përfshirë Uashingtonin, kanë vendosur një lloj rregulli që mandaton përdorimin e maskave gjersa kompanitë farmaceutike po përparojnë në zbulimin e një vaksine, e cila mund të jetë në duart e njerëzve në vitin 2021. Akoma, kombit i mungon një përgjigje kohezive ndaj virusit, tha Fauci.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 4.83 milionë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 159 mijë njerëz.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.