AKTUALITET

Greqia jep lajmin e mirë për punëtorët sezonalë: Shtyhet me 90 ditë leja e qëndrimit, përfitojnë edhe shqiptarët

14:33 - 06.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Leja e qëndrimit do shtyhet me 90 ditë. Greqia ka dhënë lajmin e mirë për punëtorët sezonalë.




Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale.

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.