AKTUALITET

Horror në Pogradec/ I biri i pret kokën nënës, policia gjen trupin…

19:35 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 44-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij ditën e sotme në Pogradec.  Sipas informacioneve të para rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.




Sipas burimeve të policisë, skena e vrasjes ka qenë makabre, pasi autori i kishte prerë kokën nënës së tij. Trupi i të ndjerë është gjetur veç kokës.  Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.