BOTA

Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimeve

15:24 - 06.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Libanit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Bejrut pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së martës në portin e tij.




Në seancën e djeshme të mbajtur në pallatin presidencial, qeveria po ashtu vendosi që zyrtarët e portit të qëndrojnë në arrest shtëpiak, veçanërisht ata që janë përgjegjës për kontrollin e materialeve shpërthyese.

Ministri libanez i Informacionit, Manal Abdelsamad njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë efektive për dy javë duke filluar nga 4 gushti, me mundësi të zgjatjes së saj.

Abdelsamad tha se siguria e kryeqytetit do të jetë nën autoritetin dhe përgjegjësinë e ushtrisë libaneze.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Mohammed Fahmi, tha se hetimi për shpërthimin do të jetë transparent dhe do të zgjasë për pesë ditë, ndërsa ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Qeveria po ashtu njoftoi një paketë lehtësimi për ata që u prekën nga shpërthimi, duke u siguruar strehim njerëzve dhe duke krijuar fonde për shpenzimet spitalore të të plagosurve.

Nga Ministria e Çështjeve Publike po ashtu u kërkua të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar eksporte dhe importe në doket në Saida dhe Tripoli.

Nga Komisioni i Lartë i Ndihmës në Liban qeveria kërkoi t’u sigurojë shtëpi qytetarëve të cilëve iu shkatërruan rezidencat gjatë shpërthimit si dhe të hapë shkolla dhe hotele nëse do të ishte e nevojshme.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Kryeministri Hassan Diab të mërkurën e shpalli “ditë zie kombëtare”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.